LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ish-futbollisti i Skënderbeut: Mezi e prisnim ndeshjen me Maqedoninë e Veriut

1 Qershor 2020, 07:43, Sport CNA
Ish-futbollisti i Skënderbeut: Mezi e prisnim ndeshjen me Maqedoninë e

Ish-futbollisti i Skënderbeut, i cili përfaqëson Kosovën Fidan Aliti ndien keqardhje që ndeshja e shumëpritur me Maqedoninë e Veriut nuk u zhvillua për shkak të koronavirusit.

Për ?RTK?, qendërmbrojtësi i skuadrës suedeze Kalmar tregon se sa shumë i mungon familja, pasi e ka kaluar kohën e izolimit në Suedi.

?Ndeshja e anuluar me Maqedoninë e Veriut ? Duhet ta pranojmë situatën ashtu siç është. Të gjithë kemi qenë të përqëndruar nga janari për këtë ndeshje. Të gjithë shqiptarët e kanë pritur këtë ndeshje.

Karantina në Suedi ? Për momentin jam në Suedi. Kampionati këtu nuk ka filluar akoma, jemi stërvitur vazhdimisht dhe kampionati fillon javën tjetër. Do të ishte më mirë të isha pranë familjes, jam njeri familjar dhe më mungon familja.

Kosova ? Gjithmonë në ?Fadil Vokrri? është një atmosferë fantastike dhe më mungojnë ato emocione. Këto gjëra e bëjnë një futbollist krenar?, përfundoi futbollisti i Kosovës Fidan Aliti.

Lajmet e fundit nga