LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Gjyqtarja e shkarkuar hakmerret ndaj anëtares së KPK/ E kallëzon në SPAK për flasifikim dokumentash

1 Qershor 2020, 20:06, Vetingu CNA
Gjyqtarja e shkarkuar hakmerret ndaj anëtares së KPK/ E kallëzon

Një kallëzim është bërë për anëtaren e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, Alma Faskaj, në Prokurorinë e Posaçme (SPAK).

Padia është ngritur nga gjyqtarja e Apelit të Shkodrës Hajrie Muçmata, e cila pretendon se Faskaj ka falsifikuar dokumentat.

Muçmata ka kërkuar pezullimin nga detyra për anëtaren e KPK si një shenjë hakmarrje, duke qenë se Alma Faskaj ishte pjesë e trupës gjykuese që e shkarkoi në procesin e vettingut për probleme me pasurinë.

Gjyqtarja e shkarkuar pretendon se komisionerja e KPK i ka fshehur Kuvendit shkarkimin si gjyqtare e Gjykatës së Lushnjes nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë më 23.08.1996 për shkelje të ligjit dhe paaftësi në detyrë./ CNA.al

Lajmet e fundit nga