LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

"Gatuzo bën si nevrik, por është kotele", Xherard kujton finalen e Stambollit: Këta bij kur**** mendojnë se ka mbaruar

1 Qershor 2020, 16:25, Sport CNA
"Gatuzo bën si nevrik, por është kotele", Xherard

Pak ditë më parë ishte 15-vjetori i fitores së Liverpulit në finalen e Stambollit kundër Milanit. Një sukses historik për klubin britanik, sidomos pas mënyrës së si erdhi, duke qenë se pas 45 minutave të para kuqezinjtë kryesonin 3-0.

Në pjesën e dytë të kuqtë barazuan e më pas arritën suksesin nga penalltitë, duke qenë se edhe koha shtesë përfundoi në barazim (3-3). Ditë e paharrueshme ai 25 maj për kapitenin Stiven Xherard, i cili nga ajo ndeshje nuk kujton vetëm trofeun.

Aktualisht trajner te Glasgou Rejnxhërs, legjenda e futbollit anglez ka treguar një detaj të pathënë më parë. ?Kishin kaluar vetëm 45 minuta, por Milani kishte shënuar tri herë. Kur shkova në dhomat e zhveshjes në pushim të ndeshjes, po turfulloja nga nervat.

Mendova me vete: ?Këta bij kur*ash mendojnë se ka mbaruar. Gabohen rëndë?. Më vinte shumë inat për mënyrën se si kishim luajtur teksa nuk më hiqej nga sytë buzëqeshja e Gatuzos. Le të pirdhej.

Për mua Gatuzo është vetëm një mendjemadh, një lojtar nga ata që dinë vetëm të përdorin si duhet fjalët në mënyrë agresive, por që në realitet janë të butë si kotele. Sjellja e tij ka efekt vetëm te tifozët dhe spektakli?, tregoi Stiven Xherard në një intervistë për revistën ?So foot?.

Lajmet e fundit nga