LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Futbolli në rrezik, 16 futbollistë rezultojnë pozitivë ndaj koronavirusit

1 Qershor 2020, 14:00, Sport CNA
Futbolli në rrezik, 16 futbollistë rezultojnë pozitivë ndaj

Përhapja e Koronavirusit ka tronditur futbollin brazilian, teksa klubi i Vasko Da Gama, ka njoftuar se 16 lojtarë të ferderuar nga klubi kanë rezultuar pozitivë me Koronavirus.

Një lajm ky shumë i keq për klubin, të cilët kujtojmë se vetëm pak kohë më parë njoftuan se kishin rezultuar pozitivë edhe 3 lojtarë të tjerë, të cilët tashmë janë shëruar.

Të gjithë lojtarët që kanë rezultuar pozitivë kanë qenë pa simptoma ose me simptoma të lehta, teksa tashmë janë të izoluar më shtëpitë e tyre.

Këto shifra kanë sjellë frikë të madhe tek të gjithë dhe tashmë rrezikohet e ardhmja e futbollit brazilian, ndonëse klubet prej disa ditësh kanë nisur përgatitjet atje.

Lajmet e fundit nga