LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Britanikët të rezervuar për vrasjen e Prengës”/ Hoxha: Paratë e drogës mund të sjellin “luftë”

1 Qershor 2020, 16:47, Kronika CNA
“Britanikët të rezervuar për vrasjen e Prengës”/

Rrëmbimi dhe vrasja e Jan Prengës është një çështje ende e pazbardhur, ndonëse prej disa kohësh pandemia dhe ngjarjet e tjera e kanë zbehur para opinionit publik.

Pikërisht për këtë ka folur edhe gazetari Artan Hoxha, i cili ka kritikuar punën e policisë. Ai tregoi se tentativat e policisë për të bashkëpunuar me autorët kanë qenë pa rezultat, ndërsa zbuloi se hetimi është shtrirë edhe jashtë kufijve.

Gazetari pretendon se autoritetet britanike nuk janë treguar të hapura dhe kanë mbajtur informacione sekrete përsa i përket kësaj dosje.

Ai paralajmëroi se lënda narkotike që nuk u dorëzua mund të sjellë një ?luftë? mes palëve.

?Hetimet vazhdojnë. Ka pasur tentativa për bashkëpunëtorë me autoritete brenda grupit. Nuk është bërë e mundur dhe është e çuditshme që të shkojë kaq gjatë. Ai është një hetim shumë i gjerë që ka kalua edhe hapësirën e Shqipërisë. Është kërkuar informacion. Është vërejtur diçka tjetër. Britanikët nuk janë treguar shumë bashkëpunues dhe shumë informacione i mbajnë sekrete.

Nga 260 kg 1/3 e lëndës narkotike nuk u dorëzua kurrë dhe sot mund të jetë kthyer në para që mund të shpenzohen në një ?luftë? mes palëve. Autoritetet tona i çojnë hetimet deri në fund. Nuk mund të presim pafundësisht një hetim derisa ajo harrohet dhe dëshmitarët që duan të flasin ndërrojnë mendje mbrapa. Që pas asaj ngjarje kanë ndodhur ngjarje të tjera duke e zbehur rrëmbimin?, deklaroi Hoxha./ CNA.al

Lajmet e fundit nga