LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

"Besueshmëria ndaj PS-së, nën 15%"/ Këlliçi: Mungesa e vëmendjes së qeverisë i ka zhytur njerëzit në skamje

1 Qershor 2020, 20:38, Politikë CNA
"Besueshmëria ndaj PS-së, nën 15%"/

Kreu i FRPD-së, Belind Këlliçi, ka qënë qenë sot në Kombinat sëbashku me Kryetarin e Opozitës, Lulzim Basha, ku kanë takuar sipërmarrësit dhe bizneset të cilët janë duke vuajtur krizën ekonomike të pandemisë.

Teksa ka shpërndarë dhe disa foto në rrjetet sociale, Këlliçi shkruan se mungesa e vizionit dhe vëmendjes së qeverisë ka goditur fort ekonominë dhe i ka zhytur njerëzit në varfëri dhe skamje.

?Sot ishim në Kombinat, sëbashku me Kryetarin e Opozitës, Lulzim Basha për të dëgjuar sipërmarrësit dhe bizneset, të cilët janë duke vuajtur krizën e tmerrshme që ka krijuar Ramavirusi. Mungesa e vizionit dhe vëmendjes së qeverisë ka goditur fort ekonominë dhe i ka zhytur njerëzit në varfëri dhe skamje.

Çdo ditë nën drejtimin e Edi Ramës është një ditë e humbur për shqiptarët. Besueshmëria e qytetarëve për Partinë Socialiste është nën 15%. Shqiptarët kanë nevojë për një alternativë të re, për t?u dëgjuar dhe për të patur mirëqënie! Shqipëria ka nevojë ti rikthehet normalitetit.?/CNA.al

Lajmet e fundit nga