LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ahmataj: Partizani dhe Skënderbeu prodhojnë futboll të bukur

1 Qershor 2020, 07:34, Sport CNA
Ahmataj: Partizani dhe Skënderbeu prodhojnë futboll të bukur

Ka provuar për pak javë stolin e Tiranës por Julian Ahmataj pranon se kjo detyrë ka qenë më e vështirë se ajo për të mbajtur me sukses në elitë Kamzën e Luftëtarin. Trajneri, në ?Ora Neës? ka folur për rifillimin e kampionatit, por edhe për atë që pret nga disa prej ndeshjeve në këtë restart unik të garës për të gjithë.

?Më e vështirë të drejtosh për mbijetesë apo për titull? Janë dy situata të ndryshme, port ë drejtosh që të dalësh kampion është situatë më e vështirë se ke një kontingjent më të madh lojtarësh dhe duhet një angazhim më tepër. Një ndeshje të mos shkojë mirë se gjërat komplikohen në bazë të kërkesave e objektivave që ka klubi. Eksperiencat nuk blihen po jetohen e të japin mundësinë që në të ardhmen të përmirësohesh sa më shumë

Kjo do të jetë një eksperiencë e re për të gjithë, përgatije e cunguar, nga stërvitje individuale në përgatitje ndeshjesh kaq pak kohë dhe kalendar i ngjeshur në vazhdim, nuk ke kohë për asnjë lloj gabimi. Besoj se Tirana ka favorizimin e pikëve që i japin favor se ka në dorë tre gurë të çmuar e ka kohë të rikuperojë situatën. Por një start i mirë i Tiranës shuan shpresën e çdo lloj skuadre, ajo di të bëjë start të mirë, pavarësisht se ka një transfertë të vështirë e 2-3 në start. Por ka potencialin për t?i përballuar këto ndeshje.

Partizani dhe Skënderbeu? Të dyja kampet e presin me interes këtë ndeshje, janë me fizionomi të ndryshme. Partizani ka qenë kërkues e pretendonte, Skënderbeu u relaksua si skuadër, u larguan lojtar e solli të rinj për të formuar të ardhmen. Kjo i bën të ndryshëm në fizionomi por kanë prodhuar gjithmonë futboll e rezultate interesante?, tha Ahmataj.

Lajmet e fundit nga