LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Qarkullonte me armë zjarri me vete/ Arrestohet i riu në Durrës

31 Maj 2020, 10:07, Kronika CNA
Qarkullonte me armë zjarri me vete/ Arrestohet i riu në Durrës

Goditet një tjetër rast i armëmbajtjes pa leje.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe atyre që qarkullojnë me armë zjarri me vete dhe si rezultat i kontrolleve të ushtruara në qytet për rritjen e parametrave të sigurisë, arrestuan në flagrancë shtetasin: K. B., 28 vjeç, banues në Durrës, i dënuar më parë për mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës kanë ndaluar për kontroll në afërsi të muzeumit, mjetin tip ?Mercedes Benz?, me drejtues shtetasin K. B. Gjatë kontrollit fizik, këtij shtetasi shërbimet e Policisë i kanë gjetur në brez një armë zjarri pistoletë “TT”, me një karikator me fishekë, si dhe një sasi pres 17.5 gr lëndë narkotike e llojit marijuanë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Armëmbajtja pa leje?, për të cilën parashikohet dënimi me burgim deri në 7 vjet./CNA.al

Lajmet e fundit nga