LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Olta Gixhari thyen heshtjen/ Flet për partnerin dhe puthjen e parë

31 Maj 2020, 08:37, Lifestyle CNA
Olta Gixhari thyen heshtjen/ Flet për partnerin dhe puthjen e parë

Aktorja e njohur shqiptare, Olta Gixhari është përfolur shumë në mediat rozë përsa i përket jetës private. Pas lajmit të shtatznëisë Olta ka treguar detaje mbi njohjen me partnerin e saj, të cilin e ka mbajtur larg syrit mediatik.

Aktorja ka folur në një intervistë për Revista Story, ka treguar edhe sesi është njohur me partnerin e saj dhe se puthjen e parë e kanë dhënë shumë kohë më pas pasi nuk besonte tek lidhjet në distancë.

“Ai nuk do fare të shfaqet. Është njeri shumë diskret, i urren kamerat, videot, fotot, jetën e shoëbizit. Emocionohet kur del ndonjë lajm për mua, bëhet keq. Nuk ka për të dal ndonjëherë në kamera. Mund t?ju them vetëm që është shumë i bukur, kaq. Jemi njohur për krishtlindje. Shumë më vonë dhamë puthjen e parë. Unë ika erdha në Spanjë shumë herë, pastaj ndodhi puthja e parë. Gjërat që nuk beson, ato ndodhin. Unë nuk besoja kurrë tek lidhja në distancë. Nuk e mendoja kurrë një marrëdhënie, bashkëjetesë, martesë me dikë që jeton jashtë. Kjo ishte aryseja pse ika erdha shumë herë derisa e mora seriozisht dhe dhashë puthjen e parë. Njëri nga ne duhet të këmbëngulte, të tregonte besim në këtë marrëdhënie”, është shprehur Olta.

Aktorja zbuloi se shumë shpejt ata do ta kurorëzojnë dashurinë në martesë.

“Shumë shpejt do martohemi sa të hapen komunat. Kemi dëshirë të bëjmë një dasmë. Kishim diskutuar të bënim një darkë në Shqipëri por na u prish plani”, u shpreh Olta.

Për më tepër shihni galerinë e mëposhtme./ CNA.al

Lajmet e fundit nga