LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Le të flasim lirshëm”/ Julian Deda tregon si mund të bëhet Basha kryeministër

31 Maj 2020, 13:18, Politikë CNA
“Le të flasim lirshëm”/ Julian Deda tregon si mund të

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Julian Deda thotë se ai që është për lista të mbyllura nuk është detyrimisht me njerën nga partitë e mëdha, dhe kush është për lista të hapura jo detyrimisht bën pjesë në një grupim kundër të gjithëve.

Ai thekson se në të dy rastet do ishte servilizëm i shkallës siperore dhe mungesë e theksuar personaliteti në mendim.

?Personalisht me pëlqejnë dhe me interesojnë listat e hapura, por gjithashtu vazhdoj të jem me PD-në. Brenda kësaj llogjike, mendoj se ky sistem votimi mund ta bëjë Lul Bashën kryeministër pa asnjë diskutim. Si? Duke rreshtuar në listë njerëz me reputacion kombëtar, gjë të cilën kundërshtari nuk e ben dot sepse lista e tij është e mbushur me hajdutë, trafikantë, të fortë, që shqiptarët nuk besoj se i votojnë më?, shkruan Deda në një psotim në rrjetet sociale.

Më tej ai thekson se përveç betejës së programeve, shkojmë drejt një gare njerëzish.
?Njerëzit kanë shumë rëndësi, shumë më shumë se vetë programi. Një program i mirë me njerëz injorant dhe hajdutë është zero, ndërsa një program i dobët në dorë të intelektualeve ka shumë gjasë të përmirësohet.
Pra, llogorizimi në debat nuk i bën mirë qëllimit. Le të flasim lirshëm se muhabet po bëjmë..!?, përfundon Deda./CNA.al

Lajmet e fundit nga