Connect with Us

Ish-deputeti shqiptar konfirmohet me Covid-19/ Infektohet edhe bashkëshortja me vajzësn 3-muajshe

Kosova & Rajoni

Ish-deputeti shqiptar konfirmohet me Covid-19/ Infektohet edhe bashkëshortja me vajzësn 3-muajshe

Publikuar

-

Koha na ka treguar se Covid-19 nuk kursen askënd, qoftë ai deputet, ministër apo edhe kryeministër.

Ditën e sotme është raportuar se koronavirusi ka prekur edhe një ish-deputet shqiptar në Maqedoninë e Veriut.

Lajmin e ka dhënë vetë shqiptari Muhamed Zeqiri, i cili bën me dije se pas testimit ka rezultuar pozitiv së bashku me bashkëshorten Bisera Jordanovska dhe vajzën e tyre 3 muajshe.

Zeqiri i kërkon falje të gjithë atyre personave që ka takuar ditët e fundit dhe i kërkon qytetarëve të kenë sa më kujdes.

“Pavarsisht kujdesit dhe përmbajtjes së rekomandimeve dhe kontakteve minimale me njerëz, dua t’ju njoftoj se unë bashkë me bashkëshorten dhe vajzën tre muajshe kemi rezultuar pozitiv në testimin për COVID 19.
Fatmirësisht unë jam jam pa asnjë simptomë por kam rezultuar pozitiv.
Edhe nëherë ju bëj thirrje të gjithëve të mos e neglizhoni mundësinë nga infektimi dhe të jeni të kujdeshëm. Nëse keni ndonjë shenjë edhe më të vogël dyshimi mos hezitoni të vizitoni mjekun dhe t’i nënshtroheni testimit.
Njëherazi shpreh keqardhje dhe i kërkoj falje të gjithëve me të cilët kam pasur kontakt ditëve të fundit dhe ndoshta i kam sjellë pa qëllim në situatë të palakmueshme”, shkruan ai në rrjetet sociale./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Rriten shifrat në shtetin fqinj/ Konfirmohen 62 raste të reja

Publikuar

-

Nga

Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut ka konfirmuar 62 raste të reja me Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit.

Iliria News Agency raporton se Shkupi prinë me 24 raste, 14 raste në Shtip, 12 raste në Tetovë, 4 në Strugë, 3 në Gostivar, 2 në Kumanovë dhe nga një rast në Koçan, Vallandovë dhe Veles.

LEXO EDHE:  Kjo 2 vjeçare u bë e preferuara e Rihannës/ Provoi makeupin e saj

Gjithashtu të dhënat zyrtare flasin për dy viktima që kanë ndërruar jetë që nga dita e djeshme. Viktimat janë nga Struga dhe Gostivari.

Ndërkohë, janë shëruar edhe 17 persona të infektuar./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

39 raste të reja me Covid-19 në shtetin fqinj/ Humbin jetën pesë persona

Publikuar

-

Nga

Në 24 orët e fundit është regjistruar një rritje  shifrave të të infektuarve me koronavirus në Maqedoninë e Veriut.

Ministria e Shëndetësisë së shtetit fqinj bën me dije se janë regjistruar 39 raste të reja me koronavirus dhe 19 pacientë të shëruar.

Gjithashtu janë regjistruar pesë viktima. Numri i përgjithshëm i të diagnostikuarve me Covid-19  që nga fillimi i epidemisë është 2 164, ndërsa numri i pacientëve të shëruar është 1 535./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Kosova, javën e ardhshme me qeveri të re

Publikuar

-

Nga

Faktori ndërkombëtar i ka kërkuar politikës kosovare që ta zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Por Vetëvendosja nuk e pranon vendimin dhe për këtë do t’i drejtohet Komisionit të Venecias.

Faktori ndërkombëtar dhe përfaqësuesit e tyre me mision në Kosovë, u bëjnë thirrje përfaqësuesve politikë që ta zbatojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila e hapi rrugën për krijimin e qeverisë së re të Kosovës. Kështu thuhet në një deklaratë të drejtueses së Zyrës së BE-së/PPBE dhe krerëve të misioneve të BE-së në Kosovë. “Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, si parim kyç i sundimit të ligjit, ne ftojmë të gjithë aktorët politikë të Kosovës që ta zbatojnë atë. Tani i takon Kuvendit që t’i ndërmarrë hapat e nevojshëm kushtetues, në përputhje me vendimin e Gjykatës. BE u bën thirrje të gjithë liderëve politikë që të përmbahen nga gjuha nxitëse dhe ta shprehin mospajtimin e tyre ekskluzivisht në mënyrë paqësore dhe demokratike”, thuhet në deklaratë.

Protesta e Vetëvendosjes, 28.05.2020

“Ky vendim është përtej imagjinatës”

Kryeministri i Kosovës në detyrë Albin Kurti, e quajti të papranueshëm vendimin e Gjykatës Kushtetuese për mandatarin që i hap rrugën në këtë rast Avdullah Hotit nga Lidhja Demokratike e Kosovës, që ta formojë qeverinë e re. Albin Kurti, vendimin e Gjykatës Kushtetuese e cilësoi siç tha “jashtë çdo logjike juridike”. “Nuk kemi pasur shpresa të mëdha për vendimin e Gjykatës Kushtetuese, mirëpo, ky vendim është përtej imagjinatës e nën çdo nivel (logjik e juridik). Si i padrejtë, ai është i papranueshëm. Për hapat e tjerë politik do të njoftojmë qytetarët në ditët në vijim”, shkroi Kurti në reagimin e tij, duke u munduar të sqarojë se “në tekst dhe nëntekst të vendimit nuk gjendet shumë lidhur me çështjet kushtetuese sa me metodën e pashembullt të shprehjes së parullave disiplinuese-ndëshkuese”.

“Mund të gjenden pak ose aspak raste në botën demokratike kur fituesi i zgjedhjeve dhe vetë qeveria në detyrë janë të gatshëm për zgjedhje të reja dhe kjo ju pamundësohet nga Gjykata Kushtetuese dhe Presidenti duke u thirrur në shumica fiktive në Kuvend dhe duke spërdredhur deklarimet dhe shkaqet objektive siç ishte gjendja e rëndë e pandemisë. Në vend se të bëjë interpretim të Kushtetutës, Gjykata duket se kishte këtë qasje: meqë presidenti ka të drejtë, le të përpiqemi ta arsyetojmë”, shkroi Albin Kurti, partia e të cilit në zgjedhjet e fundit doli e para, por u rrëzua me një mocion mosbesimi nga partneri i koalicionit LDK. Vetëvendosja kërkoi zgjedhje të reja, ndërsa, partia që u rendit e dyta LDK, po thotë se ka siguruar një shumicë të re parlamentare dhe mund ta bëjë qeverinë e re.

LEXO EDHE:  FOTOT-E pazakontë/ Njihuni me binjakët që po “çmendin” rrjetin

          Eurodeputetja, Viola von Cramon

Ndërkombëtarët: Të respektohet vendimi

Raportuesja e Parlamentit Europian për Kosovën, Viola von Cramon ka thënë se të gjitha palët duhet ta respektojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese që i dha të drejtë formimit të një qeverie të re në krye me Avdullah Hotin. “Të gjithë duhet të respektojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese, s’ka alternativë tjetër. Vetëm zgjedhjet mund të ndryshojë përbërjen e Kuvendit. Tashmë përgjegjësia e Avdullah Hotit është të përpiqet të marrë shumicën në Kuvend dhe të formojë një qeveri stabile për Kosovën”, shkroi në twitter Cramon.

Edhe i ngarkuari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, kërkoi nga të gjitha partitë politike në Kosovë që të pranojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila i dha të drejtë presidentit Hashim Thaçi për mandatimin e Avdullah Hotit për formimin e qeverisë së re. Grenell thotë se “mezi pret që të punojë me Qeverinë e Kosovës”.

                            Richard Grenell

“Gjykata Kushtetuese ka folur. Për të garantuar paqen dhe stabilitetin dhe për të mbështetur integritetin e sistemit të drejtësisë së Kosovës, të gjithë duhet të respektojnë vendimin e Gjykatës. Mezi pres të vazhdoj punën time me njerëzit e Kosovës dhe qeverinë e tyre për të sjellë prosperitet, zhvillim dhe vende pune në rajon”, thuhet në një komunikatë për medie të lëshuar nga Richard Grenell. Që nga emërimi në pozitën e përfaqësuesit special të SHBA-së për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Grenell ka qenë kritik ndaj qeverisë Albin Kurti, sidomos për qendrimin e Kurtit ndaj tarifës 100% për mallrat e Serbisë dhe reciprocitetit ekonomik që e vendosi ndaj Serbisë.

Sidoqoftë, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe partnerët e saj të koalicionit thanë se janë në pritje të publikimit të plotë të vendimit të Gjykatës Kushtetuese, që më pas ta thërrasin seancën e jashtëzakonshme për ta formuar qeverinë e re të Kosovës me kryeministër Avdullah Hotin. Sipas tyre fillimi i javës së ardhshme Kosovën, do ta gjejë me qeveri të re. Nga ana tjetër, Lëvizja Vetëvendosje ka paralajmëruar protesta, ndërsa, vendimin e Gjykatës Kushtetuese që për ta është i papranueshëm, thonë se do ta dërgojnë në Komisionin e Venecias./ DW

LEXO TE PLOTE