Connect with Us

Guri shkëputet nga shkëmbi dhe e zë në kokë/ 56-vjeçari niset me urgjencë drejt Traumës

Kronika

Guri shkëputet nga shkëmbi dhe e zë në kokë/ 56-vjeçari niset me urgjencë drejt Traumës

Publikuar

-

Gjatë ditës së djeshme, është paraqitur në spitalin e Tropojës, i dëmtuar në kokë shtetasi B.L., 56 vjeç banues në fshatin Shoshan, Tropojë.

Shtetasi B.L., së bashku me disa persona të tjerë, kanë qenë duke punuar vullnetarisht për pastrimin e kanalit vaditës të fshatrave Shoshan dhe Cërrnicë, ku si pasojë e shkëputjes së një guri nga një shkëmb është dëmtuar në kokë.

I dëmtuari pasi ka marrë ndihmën e parë mjekësore është dërguar me helikopter për në spitalin e Traumës, Tiranë, për mjekim më të specializuar. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tropojë, për ngjarje aksidentale./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Kronika

Hidhet nga kati i pestë/ Humb jetën 56 vjeçari në Fier

Publikuar

-

Nga

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në Fier.

Dyshohet se një person është vetëhedhur nga kati i pestë i pallatit dhe ka ndërruar jetë shtetasi

“Sot rreth orës 10:30, në lagjen “Kryengritja”, Fier, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i pestë i pallatit dhe ka ndërruar jetë shtetasi P. Sh., 56 vjeç, i cili vuante nga probleme të shëndetit mendor. Grupi hetimor po kryen veprimet proceduriale për zbardhjen e plotë të ngjarjes”, njofton policia./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Foto-Shkrumbohet një makinë në Tiranë

Publikuar

-

Nga

Një makinë është shrkumbuar nga flakët sot në Tiranë

Mësohet se ngjarja ka ndodhur pranë qendrës “Kristal”, ndërsa nuk ka persona të lënduar. Mjeti tip “Benz A Class”, me targa AA 110 GT është përfshirë nga flakët dhe me gjithë ndërhyrjen e zjarrikësve është djegur plotësisht.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

I shpallur në kërkim për dy vepra penale/ Arrestohet 47 vjeçari

Publikuar

-

Nga

I shpallur në kërkim për dy vepra penale/ Arrestohet 47 vjeçari

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 47 vjeçar i cili ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Armëmbajtje pa leje” dhe “Përkrahja e autorit në krim”.

Sekuestrohen 1 armë zjarri dhe municion luftarak.

Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim kombëtar dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë penale, nga shërbimet e Komisariatit Nr. 4, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatin e Policisë Nr. 5, u bë kapja dhe ekzekutimi i urdhrit të ndalimit për shtetasin A. K.,. 47 vjeç, të cilit Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Armëmbajtja pa leje” dhe “Përkrahja e autorit në krim”.

Ky shtetas, më datë 19.01.2021, ka marrë dhe ka fshehur armën e zjarrit me të cilën shtetasi S. T. (i arrestuar po në atë datë) ka kanosur shtetasin P. Ll.

LEXO EDHE:  Përplasen dy makina/ Dy të plagosur me urgjencë në spital

LEXO EDHE:  Aksident tragjik në Kamëz/ Humb jetën 15-vjeçari, plagosen rëndë 3 adoleshentë të tjerë

Gjatë kontrollit fizik, shtetasit A. K. iu gjet dhe u sekuestrua arma e zjarrit e dyshuar e përdorur në ngjarjen e datës 19.01.2021, si dhe disa fishekë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme./CNA.al

LEXO TE PLOTE