LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Video-“Qërohu nga Shqipëria. Turp për ty”/ Demokratët “masakrojnë” Bashën

30 Maj 2020, 17:38, Politikë CNA

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka vijuar sot të hedhë akuza ndaj kryeministrit Edi Rama, duke e etiketuar si të keqen më të madhe të këtij vendi.

Në një postim në rrjetet sociale, Basha ndërsa publikon edhe një video nga takimi i sotëm në Durës, shkruan se vetëm bashkimi mund të sjellë ndryshimin e madh.

?Pasi i vodhi e varfëroi për 7 vite dhe i braktisi në ditët e tyre më të vështira, sot Edi Rama po mundohet t’u mbyllë gojën shqiptarëve, t’i shtypë e izolojë.

Që ekonomia të rimëkëmbet, që të ulet papunësia dhe shqiptarët të jetojnë në normalitet duhet një qeveri që mendon e kujdeset për njerëzit. Është koha që Shqipëria dhe shqiptarët të shpëtojnë nga e keqja e madhe, RAMAVIRUSI dhe me bashkimin më të madh të sjellim ndryshimin që pret çdo shqiptar.?-shkruan Basha.

Por, pas këtij postimi, ndjekësit e tij në rrjetet sociale kanë ?shpërthyer? në kritika dhe akuza të forta në drejtim të kreut të PD-së.

Pavarësisht se qytetarët duan largimin e Ramës, duket se edhe Lulzim Basha, nuk është më shpresa e tyre.

Një qytetar shkruan se si Basha, Rama dhe Ilir Meta duhet të qërohen nga Shqipëria.

Ndërsa një tjetër qytetar i kujton Bashës, Rrugën e Kombit, ndërsa shkruan ?Pse vëlla po ti nuk na grabite në Rrugen e Kombit, hallall e ke je i zoti por ta dish që ti kryeminister ndoshta në endërra me sy hapur se ne sy mbyll sma do menja se e shef ëndrrën?.

Gjithashtu një tjetër qytetar shkruan ?Ti çdo ditë e më shumë po e zhgënjen këtë popull. Ti po pret me u shkatrrue gjithçka. A shikon se çfarë ndodh në Amerikë. Po je burrë e te ka ngele një pikë gjak shqiptari hajde të gjithë bashkë ta shporrim këtë bandë kriminale. Po nuk veprove tani nesër do jetë shumë vone dhe e verteton se ke bashkëpunue me Edi Ramen në fshehtesi dhe do marrish ndëshkimin njëlloj si Edi?.

Më poshtë disa prej komenteve të qytetarëve:/ CNA.al

Lajmet e fundit nga