LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Skuadra e Superligës lë nam, turpërohet në miqësore nga ekipi modest i Kategorisë së Dytë

30 Maj 2020, 19:00, Sport CNA
Skuadra e Superligës lë nam, turpërohet në miqësore nga

Luftëtari është befasuar në Gjirokastër nga Butrinti i Sarandës, që militon në Kategorinë e Dytë, duke humbur 1-3. Bluzinjtë e Neritan Novit kanë luajtur me një formacion miks, ku ju u është dhënë më tepër hapësirë lojtarëve që kanë qëndruar në stol gjatë kampionatit.

Titullarë si Demo, Isufi, Açka etj nuk u aktivizuan. Vetëm në pjesën e dytë Novi hodhi në fushë disa prej titullarëve si Hyseni, Oshafi e E.Çela.

Për sa i përket ndeshjes, Butrinti ka qenë më konkret, duke shënuar dy gola në minutat 21 dhe 25 me të njëjtin autor, Llojin. Ndërsa në minutën e 30-të ka realizuar golin e tretë Dhrami, duke mbyllur pjesën e parë 0-3. Gjirokastritët shpërdoruan pa fund me lojtarë si Lika, J.Çela dhe Mehmetllari. Sulmuesi Aldrit Oshafi, i futur si zëvendësues në pjesën e dytë shkurtoi shifrat në minutën e 58-të.

Luftëtari pati disa raste të tjera, por nuk diti t?i shfrytëzojë. Sarandjotët e drejtuar nga Dhiogjen Muço, dikur mesfushor te Luftëtari në Superiore, bënë një prezantim mjaft të mirë.

Lajmet e fundit nga