LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Shpresoj që PD mos e hedhë në erë”/ Gjiknuri: Teknologjia dhe depolitizimi i administratës na ndajnë

30 Maj 2020, 20:11, Politikë CNA
“Shpresoj që PD mos e hedhë në erë”/ Gjiknuri:

Bashkëanëtari i tryezës së Këshillit Politik, për Reformën Zgjedhore, Damian Gjiknuri, pranoi se ende nuk ka një dakordësi me opozitën për përfshirjen e teknologjisë në zgjedhje dhe reformimin e administratës zgjedhore.

?Sot trajtuam dhe çështje të tjera siç ishte prezantimi i aplikimit të sistemit të mundshëm danez, propozuar nga zonja Hajdari. Dhe nga diskutimet që u bënë atje u ra dakord që çështja e sistemit të trajtohet në fazën e dytë të reformës zgjedhore. Sepse ky Këshill Politik ka rënë dakord dhe me shkrim që kjo çështje të trajtohet e para në fazën e dytë ku të gjitha palët duhet të shprehen sepse akoma një pjesë e mirë e politikës nuk ka shprehur dëshirën e mirë për ndryshimin e sistemit. Faza e dytë do të ketë reformimin e ligjit për financimin e partive dhe atë të referendumit. Pika më e madhe që na ndan është përfshirja e teknologjisë 100% në zgjedhje dhe reformimi i administratës zgjedhore.

PS e ka vullnetin. Unë shpresoj që PD të mos ketë sebepe për të hedhur në erë këtë reformë. Nuk duhet që të mbahemi peng, se ne dalim para shqiptarëve. Ne e kemi thënë se teknologjinë mund ta shtrijmë hap pas hapi, sepse kështu e do realiteti e mos flasim me dëshira. Edhe ODIHR kështu thotë teknologjia duhet shtrirë me faza. Ne kemi thënë se madje kush kapet me shkelje në krim zgjedhor nuk punon dot më në shtet. Cfarë është kjo logjikë që kamera aty dhe vidhen zgjedhjet. Nëse palët vijnë me këmbë në tokë për kërkesa të bëshme, cdo gjë është gati. Nuk mund të hidhet ODIHR në kosh?, u shpreh Gjiknuri.

Lajmet e fundit nga