LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Revista e njohur e akuzon se ka gënjyer për pasurinë e saj/ Kylie Jenner reagon e revoltuar: Nuk kam kërkuar titull miliardereje

30 Maj 2020, 09:51, Lifestyle CNA
Revista e njohur e akuzon se ka gënjyer për pasurinë e saj/ Kylie

Një nga revistat më të njohura Forbes, publikoi një artikull një vit më parë ku tregonte se Kylie Jenner ishte një miliardere, e ?bërë vetë?.

Por në raportin e fundit të ?Forbes?, të publikuar të premten, revista thotë se kompania ?është dukshëm më e vogël, dhe më pak fitimprurëse, sesa familja ka kaluar vite duke udhëhequr industrinë e kozmetikës?.

?Forbes? pretendon se biznesi i Kylie është dukshëm më i vogël nga sa njerëzit kanë besuar. Të ardhurat për periudhën 12 mujore para marrëveshjes janë 177 milionë dollarë sipas prezantimit të Coty, shumë më e ulët se vlerat e publikuara në atë kohë.

Coty thotë se shitjet ishin rreth 40% nga 2018, që do të thotë biznesi në atë kohë gjeneroi vetëm 125 milionë dollarë, shumë larg shifrës 260 milionëshe që Jenner kishte dërguar tek ?Forbes?.

Por pas këtyre lajmeve, Kylie ka reaguar personalisht në Tëitter, duke thënë se as nuk ka kërkuar ndonjëhjerë titullin e miliarderes dhe se nuk ka gënjyer aspak përsa i përket pasurisë së saj.

?U zgjova dhe ç?të shikoja! Gjithçka që shoh janë një numër deklaratash të pasakta dhe supozimesh të pavërtetuara. Unë kurrë nuk kam kërkuar ndonjë titull ose të jem përpjekur të gënjej për ta arritur, pikë?, shkruan ajo.

?Mund të numëroj listën me 100 gjëra më të rëndësishme tani sesa fiksimi sesa para kam unë?, vijon ajo./ CNA.al

Lajmet e fundit nga