LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Pandemia globale prek këngëtarët shqiptarë/ Nga Tayna tek Ledri, ja sa para mund të humbin këtë verë

30 Maj 2020, 08:51, Lifestyle CNA
Pandemia globale prek këngëtarët shqiptarë/ Nga Tayna tek

Këngëtarët janë ndër më të prekurit nga kriza ekonomike e periudhës së pandemisë. Pas kufizimit dhe ndalimit të koncerteve, lokaleve të natës apo dhe dasmave, ata kanë qenë pa kurrfarë mbështetjeje ekonomike gjatë kësaj periudhe 3-mujore.

?Prive.al? ka llogaritur se sa humbje mund të kenë disa prej këngëtarëve më të njohur nga Tayna te Ledri Vula, gjatë verës . Sipas përllogaritjeve, një prej artisteve që rrezikon të ketë më shumë  humbje financiare është Tayna.

Sipas medias më e kërkuara e momentit, me dy e deri ne tre performanca brenda natës, thuhet se nga klubet gjatë verës, Tayna është paguar nga 7000 deri në 12000 euro. Me rreth 60 mbrëmje gjatë sezonit me opsionin më gjeneroz, Tayna parashihet të mos arkëtojë nga koncertet një shumë prej rreth gjysmë milioni eurosh, duke llogaritur pjesën e pagesave të stafit dhe shpenzimeve tjera?, shkruan ?Prive.al?. Më tej kjo medie thekson se edhe Ledri Vula mund të ketë një humbje rreth 400,000 euro.

Rreth 400,000 euro mund të mbetë pa i përfituar edhe Ledri Vula, një prej artistëve më të paguar e më të kërkuar. Capital T, Butrint Imeri e Dhurata Dora, Noizy e Meda, bazuar në shifrat e publikuara prej rreth 6000 eurosh për një koncert, supozohet se mund të mos marrin rreth 300,000 euro këtë verë. Rreth 250,000 euro mund t?i humbasë edhe lideri i Babastars, Getoar Selimi. Më pak por sërish mjaftueshëm, mendohet se do t?i kushtojë pandemia COVID-19 edhe Gjikos, Feros e Rinës. Kosto e anulimit të koncerteve këtë sezon për ta do varionte nga 150,000 deri në 250,000 euro./ CNA.al

Lajmet e fundit nga