LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Nishani i kthehet Ramës/ Populli po zien nga zemërimi, do jenë të pamëshirshëm!

30 Maj 2020, 12:58, Politikë CNA
Nishani i kthehet Ramës/ Populli po zien nga zemërimi, do jenë

Ish presidenti Bujar Nishani thotë se ?takimi i Kryetarit të Opozitës me popullin që po zien e shpërthen nga zemërimi e urrejtja ndaj mafias që e vjedh, zhvat, varfëron dhe e poshtëron çdo ditë, e paska tmerruar Gangsterrin?.

Sipas Nishanit, kur pandemia ishte në kulmin e përhapjes dhe vrasjeve, Rama i mblodhi njerëzit e pambrojtur në sallën më masive publike të vendit, Pallatin e Kongreseve

?Tani që pandemia është shuar anekënd Evropës, populli qënka në rrezik !!!
Kur pandemia ishte në kulmin e përhapjes dhe vrasjeve , Gangsterri i mblodhi njerëzit e pambrojtur në sallën më masive publike të vendit, Pallatin e Kongreseve !!!!
Keqbërësit duhet të kenë frikë !
Populli ka nisur të mblidhet në çdo cep të Shqipërisë dhe nuk mund të ndalet më !
Kombi nuk e pranon tradhëtinë !
Shqiptarët do të jenë të pamëshirshëm ndaj të ligut !?, shkruan Nishani./CNA.al

Lajmet e fundit nga