LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Befason David Luiz: Ja për cilin ekip dëshiron të luaj

30 Maj 2020, 17:55, Sport CNA
Befason David Luiz: Ja për cilin ekip dëshiron të luaj

David Luiz kërkon rikthimin te Benfica.

Kontrata e mbrojtësit 33-vjeçar David Luiz me skuadrën e Arsenalit skadon në fund të muajit qershor dhe burime pranë klubit londinez bëjnë me dije se palët nuk kanë ndërmend të rinovojnë bashkëpunimin.

Vetë mbrojtësi brazilian, në një intervistë të dhënë për mediat portugeze, ka deklaruar se ka biseduar me presidentin e Benficës për një rikthim në klubin ku edhe spikati para se të lancohej në futbollin e madh europian.

?Ëndrra ime është të mbyll karrierën te Benfica. Kur do të ndodhë kjo, nuk e di, por do të ishte moment shumë i lumtur për mua, të rikthehesha atje. Kam folur me presidentin Vieira dhe i kam shprehur dëshirën time për t?u kthyer, Shpresoj që gjithçka të ndodhë sa më shpejt?, deklaroi Luiz për mediat luzitane.

Lajmet e fundit nga