LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Bardhi i përgjigjet Ramës/ Është tmerruar nga bashkimi i shqiptarëve

30 Maj 2020, 11:12, Politikë CNA
Bardhi i përgjigjet Ramës/ Është tmerruar nga bashkimi i

Sekretari i përgjithshëm i PD, Gazmend Bardhi i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama lidhur me reagimin e tij për takimin e Bashës në Durrës.

Bardhi thotë se Edi Rama tmerrohet nga bashkimi i shqiptarëve, që i la pa asnjë ndihmë, pa asnjë mbrojtje, dhe i vodhi e varfëroi edhe gjatë izolimit.

?Është fakt se sot vatra e vetme e infeksionit masiv është spitali, që duhet të ishte vendi më i sigurtë e ku masat të ishin me rigoroze.
Edi Rama nuk tmerrohet nga varfëria e shqiptarëve dhe nga papunësia masive e tyre.
Edi Rama e përdori coronavirusin për të shtypur, vjedhur dhe gënjyer qytetarët. Është fakt se Edi Rama është i vetmi Kryeministër në botë që vjedh me tendera sekret e koncesione për oligarkët, dhe urdhëron prishjen e Teatrit në mes të pandemisë.
Ndaj Edi Rama ka të drejtë të tmerrohet nga bashkimi i shqiptarëve, që i la pa asnjë ndihmë, pa asnjë mbrojtje, dhe i vodhi e varfëroi edhe gjatë izolimit.
Propaganda bajate nuk e mbulon dot revoltën e qytetarëve në çdo cep të vendit. Pushteti kriminal, që lë shqiptarët pa asnjë qindarkë ndihmë në ditën e tyre më të keqe, është drejt fundit?, shkruan Bardhi./CNA.al

Lajmet e fundit nga