Connect with Us

Banka Botërore: Varfëria në Shqipëri do rritet nga COVID-19, mund të arrijë në 48%

Ekonomi

Banka Botërore: Varfëria në Shqipëri do rritet nga COVID-19, mund të arrijë në 48%

Publikuar

-

Shqipëria mbetet një nga vendet më të cenueshme nga pasojat e COVID-19, që lidhen me karakteristikat e ekonomisë së saj, si niveli i lartë i vetëpunësimit dhe informalitetit. Shkalla e papunësisë pritet të arrijë nga 40% që është sot, deri në 48% (numri i pesonave që jetojnë me më pak se 5.5 dollarë në ditë, sipas fuqisë blerëse).

Sipas një raporti të fundit të Bankës Botërore, që vlerëson se si COVID-19 “mund të ndikojë në varfërinë dhe mirëqënien e familjeve në Ballkanin Perëndimor”, veçanërisht të rrezikuar janë personat e vetëpunësuar, me punësim informal dhe ata me punë të përkohshme ose me kontrata jo shumë të sigurta.

Masat e qeverisë në përgjigje ndaj krizës, të cilat ndihmojnë firmat në sektorin formal qe të ruajnë vendet e punës nuk do të mund të arrijnë drejtpërdrejt te punësuarit informalë. Shumë prej këtyre të punësuarve informalë ose të të vetëpunësuarve nuk janë përfitues të asistencës sociale, mjetit të fundit mbrojtës të rezervuar për më të varfërit, duke i lënë ata të pambrojtur. Rreth 14 deri 33% e të punësuarve në sektorët shumë të prekur nga kriza e COVID-19 në ekonomitë e Ballkanit Perëndimor janë të vetëpunësuar, e për këtë arsye ata janë edhe më të cenueshmit (Figura 1). Kjo përqindje është veçanërisht e lartë në Shqipëri dhe Kosovë.

Gati një e treta e punëtorëve në sektorët e prekur nga kriza, kryesisht në Shqipëri dhe Kosovë, janë të vetëpunësuar dhe veçanërisht të rrezikuar ndaj humbjes së të ardhurave.

Varfëria mund të arrijë në 48%

Shqipëria: Kriza e shkaktuar nga COVID-19 dhe masat kufizuese pritet të përmbysin arritjet e fundit në drejtim të reduktimit të varfërisë në Shqipëri. Në mars, Shqipëria vendosi të mbyllë hotelet, teatrot dhe aktivitetet e tregtimit të artikujve jo-jetik si dhe kufizoi lëvizjen e njerëzve si brenda ashtu dhe jashtë vendit. Shumë sektorë të industrisë, përfshirë tekstilet, minierat, qendrat telefonike dhe ndërtimi, u detyruan të zvogëlojnë veprimtarinë për shkak të zbatimit të masave për distancim social, por edhe për shkak të rënies së kërkesës si rezultat i kolapsit të porosive për eksport. Ka gjasa që edhe emigrantët shqiptarë të preken nga kjo krizë globale, e cila çon në reduktim të të ardhurave e për rrjedhojë edhe të remitancave.

LEXO EDHE:  SHBA, testi për koronavirusin që nxjerr rezultatin për 45 minuta

Sipas simulimeve të kryera për këtë shënim vlerësohet se shkalla e varfërisë në Shqipëri mund të rritet me 4 deri në 8 pp, duke shkuar në rreth 40 për qind në skenarin e parë dhe 44 përqind në skenarin e dytë. Kështu pra, sipas skenarit më optimist, varfëria do të arrinte në nivelin e vitit 2012 dhe, sipas skenarit më pesimist, ajo do të ishte e barabartë me nivelin e vitit 2005.

Meqenëse shumica e njerëzve që punojnë në bujqësi janë tashmë të varfër, dhe simulimi nuk supozon ulje të të ardhurave në bujqësi, rritja e varfërisë do të vijë kryesisht si rezultat i njerëzve në qytete të cilët punojnë në sektorin e shërbimeve dhe pritet të humbasin një pjesë të konsiderueshme të të ardhurave të tyre.

Simulimet për Ballkanin

Sipas vlerësimeve të Bankës Botërore për Ballkanin, humbjet në të ardhura ka të ngjarë të vërehen në të gjithë segmentin e shpërndarjes së të ardhurave.

Të ardhurat mesatare të familjeve supozohen të bien nga 3 deri në 12 për qind në të gjashtë vendet e rajonit. Figura 4 ilustron rënien në segmentet e shpërndarjes së të ardhurave për shkak të COVID-19.

Humbjet në të ardhura për individët dhe familjet në kuintilin më të varfër mund të variojnë nga 3% në BH deri në 5% në Kosovë sipas skenarit 1, ose do të dyfishohen sipas skenarit 2. Të varfërit në shumicën e vendeve të Ballkanit Perëndimor, në krahasim me pjesën tjetër të popullsisë, mbështeten më shumë në të ardhura të ndryshme nga puna dhe më pak në të ardhura nga punësimi në sektorët më të prekur nga COVID-19.

Megjithatë, duke qenë se familjet e varfra nisen nga një bazë e ulët e të ardhurave që para krizës, humbja e të ardhurave mund të vërë në rrezik aftësinë e tyre për të plotësuar nevojat bazë dhe për të investuar në fazat kritike të zhvillimit njerëzor. Personat në kuintilin e dytë deri në atë të pestë do të përballen me ulje më të mëdha të të ardhurave, pasi të ardhurat që vijnë nga sektorët më të prekur nga kriza përbëjnë një pjesë më të madhe të totalit të të ardhurave të tyre./Monitor

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ekonomi

Blendi Klosi: Kemi shfrytëzuar vetëm 1/3 e potencialit në turizëm

Publikuar

-

Nga

Blendi Klosi: Kemi shfrytëzuar vetëm 1/3 e potencialit në turizëm

Ministri i Turizmit, Blendi Klosi thotë se Shqipëria deri tani ka shfrytëzuar vetëm 1/3 e potencialit në turizëm. Sipas tij, vendi ynë do të duhet të rrisë kapacitetet akomoduese por edhe për infrastrukturë turistike duke iu referuar porteve dhe aeroporteve.

“Nuk e kemi arritur akoma 1/3 e kapacitetit. Kemi të pashfrytëzuar fare, turizmin blu, turizmin e detit. Nëse rrugët kanë probleme, deti është i njëjtë dhe ne këtu mund të kapim po të njëjtin turizëm si Greqia. Shqipëria ka shumë nevojë për rritjen e kapaciteteve akomoduese për krijimin e infrastrukturës për të bërë turizëm portet dhe aeroportet”, deklaroi ministri Klosi gjatë emisionit “Raw Politics”.

Shqipëria tha ai këtë sezon veror ndodhet në një situatë të favorshme nisur edhe nga numri i ulët i infektimeve me COVID-19 dhe foli për zgjerim të tregjeve të reja në prurjet turistike.

“Sot jemi një vend atraktiv dhe vend i pëlqyer nga operatorët turistikë. Janë disa destinacione të reja qoftë nga vendet arabe dhe nga Rusia. Kemi kapur një treg të ri në rajon, serbët por dhe nga Maqedonia e Veriut”, deklaroi z. Klosi.

Ministri i Turizmit foli edhe për nevojën për të rritur cilësinë e shërbimit duke thekuar se këtë vit kjo do të jetë një problematikë. Sipas tij kjo vjen nga disa faktorë, një prej të cilëve rritja e madhe në këtë sektor.

LEXO EDHE:  BE 20 mijë teste për COVID-19/ Ish-ministri i Shëndetësisë: “Shkundje” Shqipërisë për testim të gjerë

LEXO EDHE:  "Mirë që u kujtova si ngjaj e lyer"/ Enca bëhet "gocë për shtëpi": Se di si do mësohem me jetën e rrëmujshme

“Problematika e këtij viti do të jetë shërbimi. E shoh me shumë shqetësim. Ne nuk e kemi pasur turizmin një sektor historik. Shoqëria do të duhet të fillojë të përgatitet, kemi folur shumë për arsimin profesional. Duke krijuar biznes të qëndrueshëm në turizëm do të ketë rritje të cilësisë së shërbimit”, deklaroi z. Klosi.

Gjithashtu ministri ngriti dhe shqetësimin e menaxhimit të mbetjeve urbane duke thënë se mbetet një problem i pazgjidhur dhe për këtë pjesën më të madhe të fajit ia hodhi pushtetit lokal.

“Do të duhet të trajtohen krejt ndryshe venddepozitimet e mbetjeve urbane. Unë jam prej shumë kohësh ministër i Mjedisit dhe nuk më takon mua ta them këtë, por mënyra se si e menaxhojmë ne sot, vazhdon të jetë kriminale. Pushteti lokal vazhdon të shfrytëzojë shtratin e lumenjve si venddepozitim”, përfundoi ai./euronews

LEXO TE PLOTE

Ekonomi

Kartëmonedha e re/ Ekonomia reale dhe shpresat për rritjen

Publikuar

-

Nga

Tiranë: Kartëmonedha e re, ekonomia reale dhe shpresat për rritjen

Në Tiranë, Banka Qendore hodhi sot në qarkullim dy prerje të reja kartëmonedhash 1 mijë lekë dhe 10 mijë, me vlerë afërsisht 10 dollarë dhe 100 dollarë.

Guvernatori Gent Sejko tha se gjatë pandemisë Covid është shfaqur një kërkesë në rritje për kartëmonedha fizike.

Ndërsa vëzhguesit e ekonomisë pohuan se ekonomia reale e Shqipërisë është në vështirësi të mëdha, ndonëse statistikat shprehin një optimizëm të matur për rritjen ekonomike.

Qytetarët e Shqipërisë do të kenë nga sot një prerje të re të kartëmonedhës kombëtare prej 10 mijë lekësh, ose afro 100 dollarë amerikanë.

Banka Qendrore e mori këtë vendim, sipas drejtuesit të saj Gent Sejko, për t’iu përgjigjur kërkesave në rritje për shërbime bankare moderne, si dhe për kartëmonedha fizike me cilësi dhe siguri më të lartë.

Kartëmonedha e re, bashkë me një mori elementesh sigurie, përmban foton e poetit Asdren- Aleks Stavro Drenova, i cili krijoi poezinë e himnit kombëtar të flamurit dhe shtetit shqiptar, si dhe janë përfshirë partiturat e muzikës së himnit.

Banka e Shqipërisë planifikon me kujdes monedhat e reja për të plotësuar kërkesat e rritura të tregut vendas për kartëmonedha fizike, sidomos gjatë vitit të pandemisë 2020, tha Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko.

“Gjatë vitit 2020 paraja në qarkullim u rrit me rreth 52 miliardë lekë, ose 3 herë më shumë se rritja e vitit 2019. Edhe në 5 muajt e parë të vitit 2021 është shënuar një rritje prej 10 miliardë lekësh. Plotësimi i kërkesave për kartëmonedha është kryer përmes studimit mbi stokun e monedhës në Bankën e Shqipëri, i cili jep garancitë jo vetëm për të tashmen, por edhe për të ardhmen” – tha Guvernatori Sejko.

Guvernatori Sejko i bëri këto komente sot në ceremoninë e publikimit të kartëmonedhave të reja 1 mijë lekë dhe 10 mijë lekë.

Gjatë një takimi me përfaqësues të Fondit Monetar Ndërkombëtar disa ditë më parë, zoti Sejko theksoi se treguesit kryesorë ekonomikë kanë marrë një kthesë drejt përmirësimit, ndonëse ekonomia shqiptare vijon të përballet ende me pasojat e pandemisë COVID-19 në konsum, investime, punësim dhe mbi borxhin publik.

LEXO EDHE:  Sekretarja pozitive me Covid-19/ Pezullohet puna në Gjykatën e Apelit në Gjirokastër

LEXO EDHE:  Nga Aurel Plasari/ Kush do të guxojë të përsërisë në Shqipëri krimin nazist?

Vëzhgues të pavarur të ekonomisë pohojnë se edhe këtë vit, shifrat në letër po përmirësohen, por ekonomia reale është në vështirësi të mëdha.

Gjergj Erebara, redaktor ekonomik i rrjetit ballkanik të gazetarisë investigative, BIRN,thotë se statistikat deklaratat zyrtare mbi rritjen ekonomike nuk marrin parasysh kontekstin social, ku gjendet Shqipëria sot dhe as të dhënat që lidhen me pabarazinë.

“Gjendja ekonomike e Shqipërisë është aktualisht e vështirë dhe një pjesë e madhe e popullsisë vuan nga papunësia dhe nga rënia e përgjithshme e aktivitetit ekonomik. Kjo gjendje nuk pasqyrohet në statistikat zyrtare për shkak të nivelit të lartë të pabarazisë. Prodhimi i Brendshëm Bruto ka pësuar një rënie jo aq të madhe në Shqipëri, por kjo rënie është përkthyer në 33 mijë të papunë aktualisht dhe për pjesën më të madhe të popullsisë nuk ka ndonjë ndryshim të madh. Të ardhurat e administratës publike janë njësoj, ndërkohë që dhjetëra mijëra shqiptarë kanë humbur vendin e punës” – tha analisti Erebara i BIRN.

Sipas raportit më të fundit më të fundit të Bankës Qendrore të Shqipërisë, sistemi bankar, inflacioni dhe kursi i këmbimit shfaqen të qëndrueshme.

Pandemia Covid 19 gjatë vitit të kaluar e çuan ekonominë shqiptare në recesion, sollën rritje të papunësisë dhe vështirësi financiare për shumë biznese e familje.

Ekonomia shqiptare humbi rreth 43,000 vende pune dhe shkalla e papunësisë u rrit në 11.8%.

Rënia e të ardhurave solli rritjen e borxhit privat e publik. Banka theksoi se kriza goditi sidomos tregtinë dhe konsumin privat, ndërsa pasojat u ndjenë më shumë tek industria dhe shërbimet./voa

LEXO TE PLOTE

Ekonomi

Sistemi elektroenergjetik shqiptar/ Nënshkruhet marrëveshja 100 milion euro

Publikuar

-

Nga

U nënshkrua sot Marrëveshja e bashkëpunimit mes Qeverisë Shqiptare dhe  KfW për financimin  e një fondi  prej 100 milion euro për sistemin elektroenergjetik shqiptar.

Marrëveshjen për palën shqiptare e nënshkroi Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, ndërsa për palën gjermane Drejtori i Zyrës Rajonale të KfW-së për Shqipërinë, z. Björn Thies, në prani edhe të Ambasadorit të Republikës Federale të Gjermanisë në Tiranë, z. Peter Zingraf./CNA.al

LEXO TE PLOTE