LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

25 kate dhe 85 metra e lartë/ Zbulohet kulla tjetër e Veliajt në mes të Tiranës

30 Maj 2020, 11:53, Politikë CNA
25 kate dhe 85 metra e lartë/ Zbulohet kulla tjetër e Veliajt në

Ish deputeti Enkelejd Alibeaj dhe zëdhënësja e PD, Ina Zhupa kanë denoncuar sot kullën e radhës që ka nisur të ndërtohet në mes të Tiranës.

Zhupa dhe Alibeaj bënë me dije se shumë pranë sheshit Skëndermeb janë hedhur themelet e një kulle që do të jetë 25 kate dhe 85 metra e lartë.

?Ndodhemi në qendër të Tiranës, aty ku dikur ishte hotel Vjosa. Tani është një hapësirë boshe, por shumë shpejt, këtu do të ngrihet një nga përbindëshat e betonit të Edi Ramës dhe Erion Veliajt. Bashkia e Tiranës e spastroi zonën nga ndërtesat historike, kur e gjithë vemendja e publikut ishte përqendruar tek një shkatërrim tjetër, ai i Teatrit Kombëtar. Gjithçka është vënë në dispozicion të kullës së re 25 katëshe, e projektuar nga arkitekti klient i Edi Ramës, Uini Mas, i cili ka deklaruar publikisht se punon me 3 njerëz në Shqipëri: Edi Ramën, Erion Veliajn dhe Vangjush Dakon.

Me firmën e tij dhe me atë të kryebetonierit të Tiranës Erion Veliaj, kulla 25 katëshe, 85 metra e lartë, është më e reja që do të rrethojë përfundimisht sheshin Skënderbej. Kjo është kulla e katërt në ndërtim në anë të Sheshit Skënderbej, i cili do të betonizohet nga të gjitha anët. Nuk ka asnjë dyshim se janë të gjitha pastrim parash të krimit ose të korrupsionit.

2 Kompanitë që kanë lejen për të ndërtuar kullën 25 katëshe nuk kanë para të mjaftueshme. Gjendja e tyre financiare nuk i lejon të mbarojnë një kat të një ndërtese të tillë, jo më të mbarojnë të gjithën kullën. Eshtë fare e qartë se rrethimi i sheshit Skenderbej me kulla është një projekt mafioz, që i shërben pastrimit të parave të pista me firmën e Edi Ramës dhe Erion Veliajt. Ata e kanë shndërruar Tiranën në lavatriçen më të madhe të pastrimit të parave në Ballkan. Erion Veliaj erdhi në krye të Bashkisë së Tiranës me premtimin për të mos dhënë asnjë leje ndërtimi. Por 5 vjet më pas, qendra e Tiranës ka 4 përbindsha betoni, Tirana ka qindra të tilla, ndërsa lulishte të re për fëmijët dhe banorët e tjerë të qytetit ka zero. Shumë shpejt Edi Rama do të përballet me qytetarët dhe do të japë llogari për shkatërrimin dhe betonizimin e Tiranës, për vjedhjen e pronave private dhe publike, mbylljen e mijëra bizneseve dhe krizën ekonomike, papunësinë dhe varfërinë ku e ka zhytur Tiranën dhe mbarë Shqipërinë?, u shpreh Zhupa./CNA.al

Lajmet e fundit nga