Connect with Us

VIDEO / Rifillon kampionati në Danimarkë, u luajt me tifozë në stadium falë “Zoom”

Sport

VIDEO / Rifillon kampionati në Danimarkë, u luajt me tifozë në stadium falë “Zoom”

Publikuar

-

Kampionati danez i futbollit ka rifilluar përsëri dhe skuadra e Arhus ka mbajtur premtimin që ta bënte nje gjë të tillë me praninë e tifozëve të vet në stadium, të patkën virtualisht. Në ndeshjen e të enjtes ndaj Randers, skuadra e Arhus përdori aplikacionin “Zoom” për të pasur pranë tifozët e vet, në një iniciativë me të vërtetë unike.

Në tribunën qëndrore të stadiumit ishin vendosur ekranë gjigandë ku shiheshin me qindra tifozë që lidheshin dhe mund të shihnin ndeshjen, por edhe të bënin të ndjehej prania e tyre për lojtarët në fushë. Të gjithë mund të lidheshin falas në ndeshjen e sotme, jo vetëm tifozët e Arhus, duke e kthyer këtë në një eksperiencë unike, pasi çdokush mund të mbështeste skuadrën njëlloj si të ishte në shkallaret e stadiumit.

Dueli u mbyll 1-1 por duhet thënë se golin më të bukur e realizoi skuadra mike, kur Presinger shënoi në pjesën e parë të ndeshjes me një goditje nga gjysmëfusha, duke gjetur të papërgatitur portierin vendas. /vipsport.al/

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Dosti i lumtur për largimin e Sormanit: Ja cili trajner i duhet tani Partizanit

Publikuar

-

Nga

Ish-sulmuesi i Partizanit, Edmond Dosti prej kohësh nëpërmjet statuseve të tij kërkonte shkarkimin e trajnerit Sormani nga Partizani, largimi i të cilit u zyrtarizua ditën e djeshme nga klubi i kuq.

Pikërisht i gëzuar për këtë “divorc”, Dosti i ka bërë thirrje drejtuesve që tani të marrin një trajner i cili të jetë i familjes dhe që e njeh shumë mirë kampionatin shqiptar. “Vlerësoj profesionalizmin tuaj si drejtues për vendimmarrjen e shkarkimit të trajnerit Sormani nga drejtimi i Partizanit edhe pse shumë vonë.

Po të më kishit dëgjuar mua me kohë do të kishit kursyer dhe kohë edhe lekët. Reagimi im nuk ishte thjesht personal, ishin të shumtë tifozët dhe specialistët që e duan Partizanin, që më kanë dërguar mesazhe pafund edhe për këtë i vlerësoj.

Është koha për një model tjetër drejtimi, që ta çojë Partizanin aty ku e meriton dhe të kthejë optimizmin dhe besimin e munguar. Është momenti që presim të gjithë. Prandaj dhe për trajnerin e ri nuk duhet nxituar, duhet zgjedhur një trajner i familjes, profesionist dhe qe njeh futbollin shqiptar dhe Partizanin. Unë kam besim të plotë se këtë herë nuk do të gaboni.”, shkruan Dosti.

LEXO TE PLOTE

Seria A

Gati për hapin e madh, Marash Kumbulla pranë akordit me Interin

Publikuar

-

Nga

Marash Kumbulla është një nga lojtarët më të spikatur ne Serinë A, ku ka treguar paraqitje shumë të mira me Helas Veronën.

Pikërisht për këtë arsye në gjurmët e tij janë vënë disa klube të mëdha dhe një nga këto klube është edhe Interi. Sipas asaj që shkruan “La Gazzetta dello Sport”, zikaltërit duan ta kenë me çdo kusht shqiptarin pjesë të tyre dhe madje kanë bërë edhe planin gati.

Marota synon ta blejë kartonin e Kumbullës që këtë verë dhe ta lërë atë edhe për një sezon te Verona në huazim, në mënyrë që të marrë sa më shumë eksperiencë në Serie A dhe të jetë gati për kalimin në një klub të madh si Interi.

LEXO TE PLOTE

Sport

Drejtori i Tiranës debaton me Starovën: Nuk e kam kushëri Egbonë…

Publikuar

-

Nga

Pak kohë më parë, Sulejman Starova shprehej se “Egbo është një trajner portierësh dhe Tiranës i duhet një trajner me eksperiencë”, diçka që ngjalli shumë debate, deri aty sa solli edhe një reagim të Tiranës, që i doli në mbrojtje trajnerit aktual.

Ditën e sotme, Starova është vënë përballë drejtorit sportiv të Tiranës, Arbi Laçi, në “Pressing” në “Abc News”, ku ka pasur edhe një debat mes tyre.

SULEJMAN STAROVA- “Tiranën e kam lavdëruar gjithmonë, madje kam thënë që nuk ka ekip t’i marrë pikë Tiranës. Ndërsa sot, mund të them që Tirana nuk është e qetë, pas humbjes me Kukësin, me Teutën, me ndodhinë e Kupës. Nga një skuadër që nuk kishte kundërshtar, ndoshta e rëndova që thashë “pikiatë”. Nëse nuk do të kishte shënuar Muçi në minutën e fundit, është me fat. Sot do të ishe tre pikë nëse nuk do barazonit. Ishit 9 pikë fare, e tronditët kampionatin (drejtuar Arb Laçit).

Nga një Tiranë shumë e mirë, ikët në “pikiatë”. Lëkundët pozitat, nuk po e pranoni. Ky është mendimi im. Absolutisht nuk është mungesë respekti, e keni transformuar keq opinionin tim për Egbo. Ges Shehi ka mbaruar karrierën si futbollist dhe ka vendosur të bëhet trajner. Ka punuar për atë punë. Ndërsa Egbo, pas 20 vitesh punë tjetër, vjen e merr ekipin. Ai 20 vite ka stërvitur portierët. E ke gabim që kur thua licenca.

Unë kam fol me elozhe për Egbo, nuk kam asgjë personale. Një trajner që stërvit portierët 25 vjet dhe e barazon me Gesin (Shehin) që është trajner tamam, nuk është normale. Egbo i përkohshëm po. Bezdisesh pse flas unë në studio? Unë jam specialist, kam 40 vite që e bëj këtë gjë. Unë nuk i kam heq merita Egbo. Tirana është një skuadër e madhe që do trajner shumë të mirë. Ky është mendimi im”.

ARBI LAÇI – “Ti the nuk ka licence ai trajneri, ai nuk bën. Është mungesë respekti për një koleg. Nuk e ke thënë për Orges Shehin. Për mua është mungesë respekti, për një trajner që është licencuar. Kush të bën trajneri. Mos përdor arrogancë, merre me të qetë. Trajner të bën licenca, pastaj eksperienca.

Nuk njoh trajner pa licencë. Ku i gjejmë këta trajnerët me eksperiencë. Ju kuptoj shumë mirë, por e trajtoni me arrogancë. Unë nuk e kam kushëri Egbon. Meriton respekti për atë që ka dhënë. U krijua një rrymë artificiale, u dha gojë një pjesë të njerëzve. U bë rrymë e panevojshme. Ju keni të drejtën e analizës, unë bëj mbi analizë”.

LEXO TE PLOTE