Përveç kësaj, komisioneri Celibashi ka kërkuar nga Partia Socialiste që të shmangë gjuhen denigruese ndaj kundërshtarëve, duke treguar vetëpërmbajtje gjatë dhënies së mesazheve politike./euronews
Politikë
“Venecia” i dha të drejtë Metës për emërimet në Kushtetuese/ Balla: Do i japim kohë për verdiktin final

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla, ëështë pyetur mbrëmjen e sotme për draft-opinionin e Komisionit të Venecias, i cili i jepte të drejtë presidentit Ilir Meta për emërimet në Gjykatën Kushtetuese.
Balla nuk pranoi ta komentonte dhe tha se do t’i lërë kohë “Venecias” të japë verdiktin final. Numri 2 I socialistëve theksoi se do t’i qëndrojmë strikt vendimit të Komisionit të Venecias.
“Për të risjellë në kohë çështjen, bëhet fjalë për iniciativën e Kuvendit të Shqipërisë në kushtet e refuzimit jo ligjor nga ana e Presidentit të Republikës për të refuzuar. Kuvendi mori iniciativën për vendosjen e një mekanizmi zhbllokues. Në mars Komisioni i Venecias nuk e miratoi një opinion. Opinioni do të miratohet në 20-21 qershor. Unë mbetem dakort me opinionin e SHBA, se të gjitha palët, të presim opinionin përfundimtar. Çdo dokument është kërkuar të mbahet kofidencial. T’i lemë kohën e nevojshme anëtarëve të Komisionit të Venecias të japin verdiktin final. Ne do t’i qëndrojmë strikt vendimit të Komisionit të Venecias,” deklaroi Balla në Rtsh./ CNA.al