LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Transportonin inerte në mënyrë të paligjshme/ Katër milion lekë gjobë dy subjekteve në Vlorë

29 Maj 2020, 06:52, Kronika CNA
Transportonin inerte në mënyrë të paligjshme/ Katër

IKMT ka gjobitur dy subjekte të Impianteve të Përpunimit të Inerteve, me administratorët përkatës F. H. dhe V. D., në zonën e quajtur Bunavi, Vlorë.

Dy subjektet janë gjobitur pasi kanë përpunuar dhe transportuar inerte në mënyrë të paligjshme, dhe pse i ishte pezulluar leja e aktivitetit të tyre.

Policia bën me dije se subjektet e Impiantit të Përpunimit të Inerteve, me administrator F. H. dhe ai me administrator V. D. kanë marrë masë administrative 2.000.000 lekë të rinj secili.

Policia e Shtetit dhe IKMT ftojnë qytetarët që të denoncojnë çdo shkelje apo dëmtim të mjedisit, në numrin falas 112 ose në Komisariatin Dixhital.

Lajmet e fundit nga