LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Skënderbeu në super formë, mund edhe Besën e Kavajës

29 Maj 2020, 14:38, Sport CNA
Skënderbeu në super formë, mund edhe Besën e Kavajës

Skënderbeu, në prag të sfidës me të kuqtë mundi në një miqësore skuadrën e Besës me rezultatin 5-2. Trajneri Ilir Daja zgjodhi një test edhe për të përshtatur lojtarët me njëri-tjetrin duke qenë se vinin nga një periudhe e gjatë pezullimi.

Krasniqi e Bregu realizun dopiete në këtë test dhe Gripshi realizoi një gol. Ndërsa për Besën shënuan Gonçalves dhe Onuh me penallti.

Fillimisht u aktivizuan Koliçi në portë, Jashanica, Pollozhani, Pëllumbi dhe Imami në mbrojtje, Dita, Daja dhe Mara në mesfushë, si dhe Gripshi, Bregu e Krasniqi në sulm. Trajneri Daja aktivizoi në pjesën e dytë të gjithë lojtarët e stolit.

Ndërkohë që korçarët mund të luajnë nesër një tjetër test me ndonjë skuadër të së Parës që është afër ?Tropikalit?, ku edhe janë të grumbulluar dhe kanë kryer një mini-fazë në prag të rifillimit të garës./vipsport.al

Lajmet e fundit nga