LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Shqiptarët nuk zgjedhin”/ Ish-deputeti socialist flet me emra: Tre persona vendosin për qytetarët  

29 Maj 2020, 13:30, Politikë CNA
“Shqiptarët nuk zgjedhin”/ Ish-deputeti socialist flet me emra:

Ish-deputeti socialist, aktualisht kryetar i Partisë ?Zgjidhja?, Koço Kokëdhima, ka hedhur akuza të forta sot në drejtim të klasës politike në Shqipëri, të cilën e bën përgjegjëse për situatën ku ndodhet vendi.

I ftuar në studion e News 24, Kokëdhima dhe se shqiptarët nuk zgjedhin, por thjeshtë votojnë, për ata që zgjedhin Rama, Basha dhe Berisha.

?Populli vetëm voton. Zgjedhjet i bën Rama, Berisha dhe Basha. Populli shqiptar nuk voton emra, por vetëm PS dhe PD, nuk ka tjetër mundësi, dhe kjo bëhet përmes një procesi zgjedhor që e bëjnë po këto dy parti.

Pse ky parlament është me servilat e kryetarëve të partisë?

Pse Shqipëria është e koruptuar e vjedhur dhe e varfër?

Pse jemi sot vendi me problemet më të mëdha në zbatimin e ligjit?

Jemi për arsye të politikës, për shkak të kësaj politikës që ne duam të ndryshojmë.

Kjo ndryshon vetëm nëse populli mund të zgjedhë, të fshijë këta që e kanë vjedhur. Duhet të ketë lista të hapura, kurrë nuk duhet të ketë lista të mbyllura?-tha Kokëdhima./ CNA.al

Lajmet e fundit nga