LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Rrëfimi special, ish-presidenti i Bajernit: Ja si e festova Botërorin nga burgu

29 Maj 2020, 18:51, Sport CNA
Rrëfimi special, ish-presidenti i Bajernit: Ja si e festova Botërorin

Ish-president i Bajernit të Mynihut, Uli Hënes, rrëfeu për ?Bild? disa nga momentet e tij kur ndodhej në burg. Kujtojmë se numri një i klubit gjerman u dënua për evazion fiskal dhe u dërgua në qeli.

?Ishte një kohë shumë e vështirë për mua?, tha Hënes. ?Por fatmirësisht në atë periudhë nisi Botërori në Brazil. Kisha një televizor në qeli dhe aty i ndoqa të gjitha takimet. Në finalen ndaj Argjentinës isha shumë i emocionuar. Kur Gëce shënoi golin e fitores, për pak sa nuk rashë nga krevati. Ishte një moment gëzimi për të gjithë burgun.

Edhe gardianët festuan me ne?, kujton Hënes. ?Ishte nga të vetmet momente që kam ndier gëzim në kohën kur kreva dënimin. Futbolli është një emocion i papërshkrueshëm që të gëzon edhe në ditët më të errëta?, tha Hënes për revistën e njohur gjermane, ?Sport Bild?.

Lajmet e fundit nga