LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Pasojat ekonomike, Arsenali nënshkruan me 19-vjeçarin nga... Rwanda

29 Maj 2020, 17:58, Sport CNA
Pasojat ekonomike, Arsenali nënshkruan me 19-vjeçarin nga... Rwanda

Pasojat ekonomike që ka shkaktuar pandemia Covid-19 po ndihen në shumë klube të mëdha europiane dhe te Arsenali po përgatiten për një verë merkatoje jo fort ?të nxehtë?, kryesisht me emra të rinj të talentuar.

Në bashkëpunim me trajnerin Mikel Arteta, i cili preferon punën me të rinjtë, drejtuesit e ?Topçinjve? kanë piketuar disa emra të rinj, ndërsa sot kanë zyrtarizuar afrimin e njërit prej tyre, 19-vjeçarit George Lewis.

I lindur në Rwanda, djaloshi është rritur në klubin norvegjez të Fram Larvik dhe ka mundësi të përfaqësojë edhe përfaqësuesen nordike në futboll, ndërsa për kalimin te Arsenali punohet që prej marsit të këtij viti.

Kjo pasi pak ditë para ndërprerjes së futbollit, Lewis kreu një provë në klubin londinez dhe la përshtypje mjaft të mira, ndaj drejtuesit e klubit vendosën t?i ofrojnë një kontratë profesioniste për 4 sezonet e ardhshme.

Fillimisht Lewis do t?i bashkohet Arsenalit U23, ku do të ketë mundësi të luajë rregullisht dhe të përshtatet me futbollin në ishull, para se të luajë shanset e tij në skuadrën e parë, ku Arteta e pret për ta integruar sa më shpejt.

Lajmet e fundit nga