Connect with Us

Paloka zbulon “skandalin e dyfishtë”/ “Të shkarkohet menjëherë Ardi Veliu”

Politikë

Paloka zbulon “skandalin e dyfishtë”/ “Të shkarkohet menjëherë Ardi Veliu”

Publikuar

-

A ka hapësirë në PD për të (vetë) larguarit? Paloka: S’ka vend për ata që i kanë gjuajtur me gurë

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka, ka denoncuar atë që e quan skandal të dyfishtë, teksa ka reaguar për publikimin e videos së nënës së 15-vjeçarit të dhunuar nga policia, nga drejtori i drejtorisë së Policisë Shtetit Ardi Veliu.

Paloka thotë se Veliu duhet të shkarkohet menjëherë dhe të vihet para drejtësisë, pasi pretendon se nëna e të miturit është aktore dhe videoja ku ajo shfaqet me një armë në dorë është shkëpputur nga një film ku ajo ka luajtur një rol.

Skandal i dyfishtë! Ardi Veliu duhet shkarkuar menjëherë dhe duhet të dalë përpara drejtësisë!
Gjatë mbledhjes së Komisionit të Sigurisë, Drejtori i Përgjithshem i Policisë Ardi Veliu, duke dashur të justifikojë dhunën e policisë ndaj një 15-vjeçari, ka nxjerrë një video të nënës së djalit ku ajo duket me një pistoletë në dorë. “Ja nga çfarë familje vjen djali”- ka thënë Veliu duke dashur të justifikojë më këtë “argument” dhunën.

LEXO EDHE:  Vasili paralajmëron Ramën/ Tregon se çfarë e pret kryeministrin

Rezulton se nëna e djalit 15-vjeçar është aktore dhe pamjet qeë ka paraqitur Ardi Veliu janë pjesë të një filmi artistik…! Justifikimi i dhunës do të ishte i dënueshëm edhe sikur pamjet të ishin reale, po ja që Drejtori i Përgjithshëm i Policisë jo vetëm justifikon dhunën e policisë ndaj një të mituri po për këtë edhe mashtron. Këto metoda të Sigurimit të Shtetit, Veliu nuk i ka për herë të parë, kujtoni dëshmitarin e rremë Fredi Alizoti…! Prandaj kemi këtë polici se drejtohet nga qenie si ky e si Lleshi i Ramës!”, shkruan demokrati në rrjetet sociale./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Fatjonat” e Kuvendit që besojnë te ringjallja

Publikuar

-

Nga

"Fatjonat" e Kuvendit qe besojne te ringjallja

Lajmi sot është rihyrja e PD dhe LSI në Kuvend.

Të dalë nga dera kryesore e Selisë së Kuvendit, grupet parlamentare të PD dhe LSI sot deklaruan që po rikthehen nga dritarja.

Listat e Monës dhe Luli Bashës që u bënë objekt dhe target sulmesh nga ata që i pollën, sot u ndreqën.

Sot PD dhe LSI, dmth Luli Basha dhe Mona u rimishëruan te “Fatjonat”.

Tek ata që mirë ose keq arritën të bindin gjithë shqiptarët për nevojën e hapjes së listave.

Dhe që tamam atë ditë, deklarojnë vetë, me vullnet të lirë se hapja e listave është kundra integrimit.

Nuk kuptohet dot se pas cilit berihaj po turren kësaj radhe “Fatjonat” e Kuvendit, por ajo që duket qartë që kauzat e përfaqësuara nga Murrizi, Hajdari dhe të tjerë deputetë të opozitës në Kuvend, për “Fatjonat” ishin thjesht berihaji i radhës.

Sidoqoftë dihej që një ditë, të paktën 6 muaj para datës së zgjedhjeve, PD dhe LSI do duhet të akaparonin ndonje tip me status deputet.

LEXO EDHE:  Skandal/ LSI rikthen në detyrë drejtorin e akuzuar

LEXO EDHE:  Nga Agron Gjekmarkaj/ “Rrno vetëm me gatue” dhe një foto nga Namik Dokle

U duhej patjetër të paktën një deputet që të përfaqesonte siglën LSI dhe PD në Kuvend.

Ndryshe do duhet të bënin xhiron e Gjergji Bojaxhiut dhe të mblidhnin firmat e mbështetësve.

Por PD dhe LSI nuk guxojnë.

Kerkuan referendum për ndryshimin e sistemit, kur mundet që duke mbledhur firmat e mbeshtetësve të kishin bërë secili referendumin e vet përpara popullit.

Por PD dhe LSI nuk guxojnë.

Ndaj u duhen “Fatjonat”.

Mos kujtoni se u futën për ndryshimet e Kodit Zgjedhor.

U duhen për të ringjallur veten.

Dhe si çdo sekt, për të mbajtur gjallë vetveten i duhen ca si “Fatjonat” që besojne te ringjallja për vete.

Procesi ka nisur!

“Fatjonat” sapo deklaruan që do të refuzojnë ushqimin.

Për të fituar ringjalljen.

Ua kane premtuar Luli Basha dhe Mona.

U qoftë e lehtë rruga! /CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Gabimet në politikë dhe drejtuesi ‘de facto’ i LSI/ Kryemadhi nuk ia fal vetes që Rama u bë Kryeministër

Publikuar

-

Nga

Gabimet në politikë dhe drejtuesi 'de facto' i LSI/ Kryemadhi nuk ia fal vetes që Rama u bë Kryeministër

“Si ka funksionuar më mirë LSI gjatë kohës që drejtonte Ilir Meta apo Monika Kryemadhi”? I pyetur nga Roland Qafoku në emisionin Hard Talk,  vetë  Kryemadhi i dha përgjigje kësaj pyetjeje.

“Unë bëj garë politike dhe gara politike nuk ka të bëjë as me Ilir Metën dhe as me Monikën.  Kjo është gara politike e LSI-së dhe Monikës, nëse ne arrijmë qëllimin tonë objektiv për të kthyer ata 600 mijë të rinj dhe të reja që kanë ikur në tre vjet. Ajo që është akoma më e rëndësishme dhe ne ja ku e kemi sonte këtu, për t’a kthyer Shqipërinë në shtëpinë e shqiptarëve. Sepse unë mendoj që shtëpia është vendi më i rëndësishëm që shqiptarët kanë, është vendi më i shenjtë që shqiptarët kanë. Shtëpia dhe familja janë kisha dhe xhamia e çdo shqiptari.

LEXO EDHE:  Paloka akuza të forta Avokates së re të Shtetit/ Ja ç’më bëri në gjyqin kundër Ramës

LEXO EDHE:  Nga Agron Gjekmarkaj/ “Rrno vetëm me gatue” dhe një foto nga Namik Dokle

Monika Kryemadhi gjithashtu iu përgjigj edhe pyetjes se cili është gabimi i saj. Të bësh Edi Ramën kryeministër. E kanë bërë votat e LSI-së në 2013. Dhe përveç kësaj të qënurit luajal në ekstrem ndaj Edi Ramës, është po përsëri… Nuk mund t’i qëndrosh luajal një njeriu që nuk është besnik”, tha ajo. /CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Kërkoi më shumë pushime për administratën/ Arben Malaj i del në mbrojtje Beqjës

Publikuar

-

Nga

Kërkoi më shumë pushime për administratën/ Arben Malaj i del në mbrojtje Beqjës

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj gjatë fjalës së tij sot në Kuvend  propozoi që gjatë verës, qeveria të vendosë që 2 ose 3 fundjava të lerë pushim administratën të premten dhe të hënën, përveç fundjavës.

Kjo sipas tij do të ndihmonte në rimëkëmbejen e ekonomisë. Këtë  ide të tij, duket se e mbështet dhe ish ministri Arban Malaj.

Në një reagim të tij në rrjetet sociale, Malaj e quan këtë një propozim racional duke thënë se shtimi i ditëve pushim duhet të ndodhë jo vetëm për administratën por për të gjithë sektorët privatë dhe publik.

Kjo do të lehtësonte krizën ekonomike të krijuar si pasojë e pandemisë, duke nxitur turizmin vendas dhe do të rriste njëkohësisht dhe kohezionin social në familje, shkruan Malaj.

“Nje ide racionale qe duhet mbeshtetur. Paqartesite dhe pasigurite por rriten me progresion gjeometrik. Risku i rimbylljes dhe mos hapja e kufijve nga vendet e BE po bllokon turistet e huaj, do ta bejne krizen me te thelle, me te rende dhe me te gjate. Nje nga politikat kunderciklike eshte lehtesimi dhe nxitja e turizmit vendas.

Zgjatja e diteve nga turizmi vendas dhe rritja e numrit te turisteve vendas kerkon politika lehtesuese si propozimi i kolegut Beqja. Ndoshta mund te ishte me racionale te lejohej fillimi i punes diten e hene deri ne oren 11.00 dhe mbylljen e punes ditet e premte ne oren 14.00 Kjo edhe per faktin qe pjese e rritjes se turizmit duhet te jene te gjithe shqiptaret dhe jo vetem punonjesit e administrates publike. Per te ruajtur ekonomine nga krizat vende te ndryshme japin para ne dore tek cdo individi ne vendin e tyre qe te mund ti perdorin sa me pare per konsum sepse keshtu ndihmohet ringritja e ekonomise.

LEXO EDHE:  Kriza për Gjykatën Kushtetuese/ Meta: Sot dita e Referendumit të tradhtuar, koha për një të ri

LEXO EDHE:  FOTO/Dashuria e nënës për fëmijën nuk njeh kufi

Ne nuk e kemi te plote kete mundesi pasi kemi borxh te larte dhe stabilitet te kercenuar te financave publike. Idene e pare e shkurtimit te oreve ose diteve te punes e ka dhene Kemal Dervish ish shefi i UNDP dhe tashme studjues ne nje prej qendrave kerkimore shkencore me te mira ne bote. Ne pergjigje te rritjes se papunesise deri ne 25% dhe 50% per te rrinjte per shkak te krizes globale 2008. Kemal Dervish propozoj qe per te ulur papunesine mund te rriten ditet e pushimit, duke ju rritur mundesine punonjesve te qendrojne dhe investojne per mire rritjen e femijeve te tyre. Rekomandimi parashikonte qe edhe pse do te shkurtoheshin oret dhe/ose ditet e punes konsumi do te rritej sepse studmet tregojne se ne dite pushimi konsumatoret shpenzojne me shume se gjate diteve te punes. Perfitimi afatgjate do te ishte mire-dukimi i femijeve dhe rritja e kohezionit socal. Pandemite do behen me te shpeshta, vet-izolimet do te imponohen here pas here, por pandemia po na “ndihmon” te jemi novatore si te harmonzojme mbrojtjen nga pendemia dhe si te ngadalesojme renien e ekonomise dhe lehtesojme ringritjen e saj, Nje lutje publike per te gjithe, te respektojme strikt vendosjen e maskes ne ambientet e mbyllura dhe kur nuk respektohet distancimi social. Kjo na ndihmojne te largojme pandemine nga ne, familjet tona , nga fqinjet apo koleget tane. Kjo na ndihmon te shpetojme jete njerezish. te shpetojme dhjetra mije te papune dhe te pa afte. Keshtu shpetojme familjet nga borxhet e rritura per shkak te renies se te ardhura nga puna apo nga bizneset e tyre indiduale, familjare apo biznese te vogla, te mesme dhe te medha.”/CNA.al

LEXO TE PLOTE