Connect with Us

Nuabueze do largohet nga Laçi, ja ku do transferohet

Sport

Nuabueze do largohet nga Laçi, ja ku do transferohet

Publikuar

-

Kategoria Superiore do të kthehet në një treg interesant për klubet turke. Ky është parashikimi i menaxherit turk, Gurel Bergen, i cili ka hedhur edhe hapat e parë për të siguruar futbollistë cilësorë që mund të luajnë në elitën e futbollit atje.

Në një intevistë për mediat turke, Bergen theksoi se me pandeminë dhe krizën financiare që e shoqëroi, futbolli turk do të vihej në kërkim të lojtarëve me kosto më të ulët e sigurisht me rroga më të ulëta se sa kishte pasur deri tani. Ndaj menaxherë të shumtë kishin nisur kërkimin në kampionatet ballkanase apo të vendeve të tjera të Europës Lindore.

“Kohët e fundit kemi kontrolluar kryesisht Poloninë, Shqipërinë dhe Serbinë dhe jemi fokusuar aty. Të ardhurat e lojtarëve në Ballkan nuk janë aq të larta sa në Turqi dhe sigurisht që do të kenë dëshirë që të vijnë në vendin tonë. Edhe ne do të përfitojmë nga ky aspekt pasi do të marrim lojtarët më me nivel. Pas pandemisë, merkato do të ndryshojë rrugën e saj dhe mendoj se Turqia do të orientohet nga vendet ballkanike. Do të rritim cilësinë tonë dhe do të ketë më shumë progres”, deklaroi ai.

Emri i parë që ka piketuar menaxheri turk është ai i golashënuesit më të mirë të Superioes deri tani, Kirian Nuabueze. Sulmuesi nuk dihet ende nëse do të japë kontributin e tij për Laçin në vijimin e sezonit për shkak të problemeve fizike, por ka autorizuar Bergen që t’i gjejë një skuadër në kampionatin turk. “Kemi marrë autorizimin për përfaqësimin e tij në Turqi dhe po punojmë për t’i gjetur një ekip. Ka edhe lojtarë të tjerë atje”, garantoi menaxheri turk.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Kampionët e Tiranës nuk ndalen, konfirmojnë goditjen e radhës në merkato

Publikuar

-

Nga

Filip Najdovski është zyrtarisht futbollist i Tiranës. Së fundmi ka qenë klubi që nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare, ka konfirmuar afrimin e mesfushorit me tipare sulmuese, i cili është bashkuar me skuadrën në Pogradec, ku po zhvillon fazën përgatitore. Vlen të theksohet fakti se 27-vjeçari, ka menaxher, ish-sulmuesin e Flamurtarit, Aleksandër Bajevskin, i cili mundësoi kalimin e tij në Kategorinë Superiore, te kampionët në fuqi.

Kujtojmë që Najdovski, sezonin e fundit ishte pjesë e kampionëve të Vardarit, ku ishte një nga lojtarët më të spikatur në këtë skuadër. Futbollisti vite më parë ka qenë edhe pjesë e përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut.  Më herët në skuadër bardheblu janë afruar edhe sulmuesi Avdijaj si dhe mbrojtësi Toshevski.

NJOFTIMI I KLUBIT:



Filip Najdovski vishet bardheblu! Klubi I Futbollit Tirana njofton afrimin e lojtarit Filip Najdovski. Mesfushori me tipare sulmuesi ka arritur dakordësinë dhe pas kryerjes së gjithë analizave të nevojshme është tashmë pjesë e bardhebluve për sezonin e ri. 27 vjecari i është bashkuar sot skuadrës në Pogradec ku po zhvillohet faza përgatitore. I urojmë suksese me fanellën e re.

 

LEXO TE PLOTE

Sport

Kukësi bëhet i frikshëm, zyrtarizon edhe “ushtar” Telushin

Publikuar

-

Nga

Bruno Telushi është zyrtarisht lojtar i Kukësit. Mesfushori vlonjat, ka firmosur kontratë 2-vjeçare  me skuadrën verilindore dhe do të jetë nën urdhrat e trajnerit Skënder Gega, me të cilin u shpallën kampion para 2 sezonesh me Partizanin.

Menjëherë pasi hodhi firmën nën kontratë 29-vjeçari, nuk ka humbur kohë dhe është nisur drejt Tropojës ku do të bashkohet me ekipin për të nisur përgatitjet për ndeshjen ndaj Slavia Sofias. Lajm i është konfirmuar edhe nga klubi i Kukësit, nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare.



 

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Talenti shqiptar bën hapin e madh në karrierë, firmos me AEK-un

Publikuar

-

Nga

Mario Mitaj, është ky djaloshi i talentuar nga Vermoshi që shihet me një të ardhme të madhe përpara. Sulmuesi i formuar në akademinë e AEK ka refuzuar tre herë ftesën e Greqisë për t’u mos bashkuar kësaj Kombëtare, pasi vendosi me zemër për Shqipërinë.

Me mbërritjen tek grupmoshat e kuqezinjëve nisi menjëherë që të lërë gjurmë me golat e tij, duke treguar se jo më kot e ka mbajtur edhe shiritin e kapitenit te AEK U-16. Por ambienti në Greqi u bë i vështirë dhe presionet e shumta po ndikonin keqazi në hapat e parë të karrierës së Mitaj, duke provuar një aventurë tërëissht të re në një akademi në Spanjë, te Huesca.



Gjithsesi së fundmi kemi zhvillime të reja dhe Greqia e ka pranuar se nuk mund ta ketë në gjirin e saj këtë lojtar. Vetëm pak minuta më parë është zyrtarizuar se Mitaj ka firmosur kontratën e parë profesioniste në karrierë, për të qenë pjesë e AEK deri në vitin 2023.

LEXO TE PLOTE