Connect with Us

Një titull që nuk po e shijon, ndeshjet e Liverpulit mund të luhen në fushë asnjëanëse

Sport

Një titull që nuk po e shijon, ndeshjet e Liverpulit mund të luhen në fushë asnjëanëse

Publikuar

-

Në Premier Ligë nuk ka marrë fund diskutimi për zhvillimin e ndeshjeve në fushë asnjëanëse, edhe pse në parim janë të gjithë të gatshëm të luajnë sfidat në stadiumet përkatëse. Polica angleze ka shqetësime sa u përket grumbullimeve të mundshme të tifozëve në zonat rreth stadiumeve e sidomos në qytetin e Liverpulit.

Skuadra e Jurgen Klop po bëhet gati të festojë titullin kampion, nga i cili e ndan vetëm matematika dhe brenda 3 ndeshjeve të ardhshme me siguri do të ketë kaluar edhe pragun e pikëve që mund të arrijë Mançester Siti duke filluar festën. Por pikërisht festa e të kuqve alarmon forcat e rendit, të cilat nuk duan një vërshim tifozësh në rrugët e qytetit kur Liverpuli të luajë ndeshjet vendimtare për trofeun që pritet prej 2 dekadash.

Një prej këtyre sfidave është derbi i ndezur me Evertonin e pikërisht kjo sfidë, në të cilën mund të vendoset matematikisht titulli kampion, po diskutohet që të luhet në fushë asnjëanëse. Një vendim që nuk do të mbështetej nga Liverpuli, por që po bëhet gjithnjë e më shumë temë diskutimi në Angli ku po aplikohen rregulla shumë të rrepta për rikthimin në fushën e lojës.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Nuabueze do largohet nga Laçi, ja ku do transferohet

Publikuar

-

Nga

Kategoria Superiore do të kthehet në një treg interesant për klubet turke. Ky është parashikimi i menaxherit turk, Gurel Bergen, i cili ka hedhur edhe hapat e parë për të siguruar futbollistë cilësorë që mund të luajnë në elitën e futbollit atje.

Në një intevistë për mediat turke, Bergen theksoi se me pandeminë dhe krizën financiare që e shoqëroi, futbolli turk do të vihej në kërkim të lojtarëve me kosto më të ulët e sigurisht me rroga më të ulëta se sa kishte pasur deri tani. Ndaj menaxherë të shumtë kishin nisur kërkimin në kampionatet ballkanase apo të vendeve të tjera të Europës Lindore.

“Kohët e fundit kemi kontrolluar kryesisht Poloninë, Shqipërinë dhe Serbinë dhe jemi fokusuar aty. Të ardhurat e lojtarëve në Ballkan nuk janë aq të larta sa në Turqi dhe sigurisht që do të kenë dëshirë që të vijnë në vendin tonë. Edhe ne do të përfitojmë nga ky aspekt pasi do të marrim lojtarët më me nivel. Pas pandemisë, merkato do të ndryshojë rrugën e saj dhe mendoj se Turqia do të orientohet nga vendet ballkanike. Do të rritim cilësinë tonë dhe do të ketë më shumë progres”, deklaroi ai.

Emri i parë që ka piketuar menaxheri turk është ai i golashënuesit më të mirë të Superioes deri tani, Kirian Nuabueze. Sulmuesi nuk dihet ende nëse do të japë kontributin e tij për Laçin në vijimin e sezonit për shkak të problemeve fizike, por ka autorizuar Bergen që t’i gjejë një skuadër në kampionatin turk. “Kemi marrë autorizimin për përfaqësimin e tij në Turqi dhe po punojmë për t’i gjetur një ekip. Ka edhe lojtarë të tjerë atje”, garantoi menaxheri turk.

LEXO TE PLOTE

Sport

Nuk ka qetësi në kampionatin anglez, 3 lojtarë rezultojnë pozitivë me Koronavirus

Publikuar

-

Nga

Dy lojtarë të Fulhamit kanë rezultuar pozitivë me Koronavirus, ndërsa rezultatet e fundit të testeve në Championship kanë zbuluar 3 raste të infektuar, pjesë e dy klubeve të ndryshme.

Testet e 1030 lojtarëve dhe pjesëtarëve të stafit të kategorisë së dytë më të rëndësishme të futbollit në Angli, u kryen mes ditës së hënë dhe të mërkurë këtë javë.

Ndërkohë që në Premier Ligë rastet e raundit të katërt të testimeve publikuar të mërkurën shënuan katër raste pozitive, duke e dërguar në total numrin e të infektuarve deri në këto momente në 12.

LEXO TE PLOTE

Sport

Faleminderit “COVID”! Futbolli s’varet më nga i zoti, por nga “Piperot”

Publikuar

-

Nga

NGA GËZIM SINEMATI

Ironi e fatit për “perën ditë” e Superligës. Prej gati dy dekadash, bilbili i arbitrave ka qenë si llamba e Aladinit, e cila sapo dëgjonte zërin e të zotit… plotësohej dëshira edhe kur ngjasonte me një marrëzi. Tani, në kohën e pandemisë, futbolli ka një zot tjetër, të cilit sa më shumë t’i lutesh për rifillimin e kampionatit më 3 qershor, aq më shumë frikësohet nga kjo datë. Dhe zoti i futbollit, në këto momente, s’është as UEFA e as FIFA, por Ministria e Shëndetësisë, e cila kur e shikon topin me syzet me xhamin e thyer i ngjason sikur është vetë… “COVID”-i.

Na pëlqen apo s’na pëlqen, kishte nevojë futbolli që të falej edhe në një kishë tjetër. Tani le t’i mbajmë sytë dhe shpresat nga “Piperot” me bluza të bardha, edhe pse thuhet se në këtë lojë të padukshme, ashtu si vetë virusi, topin e fundit do ta gjuajë politika. Dhe në qoftë kështu, futbolli ka arsye ta shikojë me dy shim datën e 3 qershorit, pasi “Mesi” i politikës, ai që dribloi pa top edhe pandeminë, e ka blasfemuar disa herë “Ronaldon e futbollit”.

Jo vetëm ia hodhi në tokë bustin me material të skaduar, që u ngrit me rastin e Europianit, por “ngriti” një bust me ligësi, kur tha, me pak fjalë, se futbolli është fasoneria që fshihet pas topit…

Futbolli është sporti ku ka lindur driblimi më injorues, më turpërues, ai që në zhargonin popullor njihet me epitetin e moçëm “kalim prej shalësh”, tamam kur topi kalon mes këmbëve. Dhe kur në fushë dalin për lojë politika dhe futbolli, viktima që e pëson kalimin e topit mes këmbëve është gjithmonë futbolli. Aq sa, mund të thuhet se loja bëhet e tillë, sa këmbët hapen vetë, pa pasur nevojë për manovrime e trukime.

Edhe në këto momente epidemie, loja na gjeti me këmbët e hapura, të pafuqishëm për t’u përkëdhelur si në raste të tjera, me shpresën e madhe se “Piperot” e ministrisë, ata që luajnë pas krahëve në skemën e kësaj “lojë-lufte”, që t’i thonë popullit se futbolli nuk është si shumica e popullit që nuk mban maskë e dorashka kundër virusit, ngaqë ky sport ka maskën e vet, madje të kalcifikuar, për të cilën e ka marrë kaq shumë malli…

/Panorama Sport

LEXO TE PLOTE