LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Meta ia thotë troç Ramës dhe Bashës/ “Mbani barrën e përgjegjësive tuaja”

29 Maj 2020, 15:40, Politikë CNA
Meta ia thotë troç Ramës dhe Bashës/ “Mbani

Një deklaratë të fortë ka bërë presidenti Ilir Meta lidhur me situatën politike në vendin tonë dhe integrimin e Shqipërisë.

Në një postim në rrjetet sociale, Meta thotë se secili aktor politik duhet të marrë barrën e përgjegjësive të veta përballë qytetarëve dhe partnerëve europianë.

?Përpjekjet e mia të sinqerta dhe transparente për të bashkuar vendin dhe ndërtuar një konsensus gjithpërfshirës mbi axhendën e reformave të integrimit europian të Shqipërisë, për fat të keq u minuan. Tashmë secili aktor le të marrë barrën e përgjegjësive të veta përballë qytetarëve dhe partnerëve europianë. Unë do të kaloj tani më pak kohë me Tiranën politike, dhe do t?i përkushtohem më shumë Shqipërisë së njerëzve të thjeshtë?, shkruan Kreu i Shtetit./ CNA.al

Lajmet e fundit nga