LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kush gënjen, Ilir Meta apo Lulzim Basha?!

29 Maj 2020, 08:37, Politikë CNA
Kush gënjen, Ilir Meta apo Lulzim Basha?!

Presidenti i Republikës, Ilir Meta në një dalje televizive në emisionin ?Opinion? të Blendi Fevziut, kishte deklaruar kohë më pare se shtyrjen e datës së zgjedhjeve lokale të vitit të shkuar nga qershori në tetor e kishte bërë që vendi të kishte stabilitet, që vendi të plotësonte kushtet për në BE, dhe se kishte marrë premtimin e Opozitës, dhe Lulzim Bashës në veçanti, se ai në tetor do të futej në zgjedhje.

Dje, kreu i Republikës së re, Lulzim Basha, njeroi që pretendon se nesër do të jetë kryeministër i vendit, e përgënjeshtroi presidentin Ilir Meta.

Ai tha se nuk i ka dhënë një premtim të tillë kreut të shtetit, që PD dhe Opozita do të hyjnë në tetor në zgjedhje.

Në fakt se kush gënjen, këtë nuk është vështirë për ta kuptuar.

Ilir Meta është ai që kohë më parë në një studoi tjetër televizive, deklaroi se Lulzim Basha gënjen edhe për orën, dhe mesa duket ka gënjyer sërish edhe dje./ CNA.al

Lajmet e fundit nga