LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Krah për krah me aleatin tonë”/ SHBA tregon tjetër mbështetje ndaj Shqipërisë

29 Maj 2020, 07:49, Politikë CNA
“Krah për krah me aleatin tonë”/ SHBA tregon tjetër

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka deklaron se SHBA vijon të tregojë mbështetje ndaj Shqipërisë.

Në një postim në rrjetet sociale, Xhaçka shkruan se sot, me ambasadoren Yuri Kim kanë nënshkruar kontratën e pranimit për pajisjen e Forcës Ajrore me helikopterë të tipit ?Black Haëk?, financim i përbashkët i dy qeverive.

?Krah për krah me aleatin tonë strategjik për fuqizimin dhe modernizimin e Forcave tona të Armatosura.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës, mbështetësi i Shqipërisë në momentet më kyçe të historisë treguan sërish se janë në krah të vendit tonë edhe në këto kohë të vështira të pandemisë.
Sot, me ambasadoren Yuri Kim nënshkruam kontratën e pranimit për pajisjen e Forcës Ajrore me helikopterë të tipit ?Black Haëk?, financim i përbashkët i dy qeverive.
Helikopterët “Black Haëk” që shumë shpejt do të jenë pjesë e Forcës tonë Ajrore, investimi kolosal në Bazën e Kuçovës, sistemi i radarëve pas marrëveshjes me kompaninë amerikane Lockeed Martin, janë tregues se Forca Ajrore shqiptare dhe Forcat e Armatosura po ringrihen me hapa të sigurt.?-shkruan ministrja e Mbrojttjes.

Lajmet e fundit nga