Connect with Us

Faleminderit “COVID”! Futbolli s’varet më nga i zoti, por nga “Piperot”

Sport

Faleminderit “COVID”! Futbolli s’varet më nga i zoti, por nga “Piperot”

Publikuar

-

NGA GËZIM SINEMATI

Ironi e fatit për “perën ditë” e Superligës. Prej gati dy dekadash, bilbili i arbitrave ka qenë si llamba e Aladinit, e cila sapo dëgjonte zërin e të zotit… plotësohej dëshira edhe kur ngjasonte me një marrëzi. Tani, në kohën e pandemisë, futbolli ka një zot tjetër, të cilit sa më shumë t’i lutesh për rifillimin e kampionatit më 3 qershor, aq më shumë frikësohet nga kjo datë. Dhe zoti i futbollit, në këto momente, s’është as UEFA e as FIFA, por Ministria e Shëndetësisë, e cila kur e shikon topin me syzet me xhamin e thyer i ngjason sikur është vetë… “COVID”-i.

Na pëlqen apo s’na pëlqen, kishte nevojë futbolli që të falej edhe në një kishë tjetër. Tani le t’i mbajmë sytë dhe shpresat nga “Piperot” me bluza të bardha, edhe pse thuhet se në këtë lojë të padukshme, ashtu si vetë virusi, topin e fundit do ta gjuajë politika. Dhe në qoftë kështu, futbolli ka arsye ta shikojë me dy shim datën e 3 qershorit, pasi “Mesi” i politikës, ai që dribloi pa top edhe pandeminë, e ka blasfemuar disa herë “Ronaldon e futbollit”.

Jo vetëm ia hodhi në tokë bustin me material të skaduar, që u ngrit me rastin e Europianit, por “ngriti” një bust me ligësi, kur tha, me pak fjalë, se futbolli është fasoneria që fshihet pas topit…

Futbolli është sporti ku ka lindur driblimi më injorues, më turpërues, ai që në zhargonin popullor njihet me epitetin e moçëm “kalim prej shalësh”, tamam kur topi kalon mes këmbëve. Dhe kur në fushë dalin për lojë politika dhe futbolli, viktima që e pëson kalimin e topit mes këmbëve është gjithmonë futbolli. Aq sa, mund të thuhet se loja bëhet e tillë, sa këmbët hapen vetë, pa pasur nevojë për manovrime e trukime.

Edhe në këto momente epidemie, loja na gjeti me këmbët e hapura, të pafuqishëm për t’u përkëdhelur si në raste të tjera, me shpresën e madhe se “Piperot” e ministrisë, ata që luajnë pas krahëve në skemën e kësaj “lojë-lufte”, që t’i thonë popullit se futbolli nuk është si shumica e popullit që nuk mban maskë e dorashka kundër virusit, ngaqë ky sport ka maskën e vet, madje të kalcifikuar, për të cilën e ka marrë kaq shumë malli…

/Panorama Sport

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

BundesLiga

“Bajern dhe Lajpcig shkojnë larg në Ligën e Kampioneve”, legjenda gjermane vendos bast

Publikuar

-

Nga

Për ish-legjendën e Bajernit të Mynihut, Lotar Mateus, skuadrat gjermane në Champions do të shkojnë larg.

Kampionët në fuqi do të luajnë ndeshjen e kthimit me Çelsin dhe më pas do të ndeshen (në rast kualifikimi) me Barcelonën ose Napolin. Ndërsa Lajpcig do të luajë me Atletikon e Madridit.

“Mendoj se ashtu si Bajerni dhe Lajpcig do të bëjnë mirë. Bavarezët janë një nga skuadrat pretendente për të fituar turneun, ndërsa skuadra e Julian Nagelsman mund të shkojë larg nëse zhvillon një ndeshje të mirë ndaj spanjollëve. Edhe pse këta të fundit vijnë pas eliminimit të Liverpulit. Niveli i skuadrave gjermane është rritur ndjeshëm në vitet e fundit, mjafton të shohësh sezonet e kaluara në Champions dhe Ligën e Europës”, tha Mateus për “Sky” pasi u zbulua plani në Nyon të Zvicrës.

LEXO TE PLOTE

Seria A

Derbi italian për Muriqin, e duan dy ekipet e njohura të Serisë A

Publikuar

-

Nga

Vedat Muriqi është padyshim lojtari më i përfolur në merkato përsa i përket kampionatit turk. Sulmuesi i kombëtares së Kosovës ka arritur të tregojë cilësi të mëdha me Fenerbahçen, që arriti të fitojë në fund duelin me Gallatasaraj për 25-vjeçarin verën e shkuar. Bomberi po ndiqet me shumë kujdes nga disa klube të Premier Ligës dhe Serie A, ku më të interesuarat duket se janë Lacio dhe Uest Bromuiç.

Një tjetër i interesuar ka hyrë në skenë dhe do luftojë me Lacion për shërbimet e tij. Do të ketë derbi për sulmuesin sepse Roma ka hyrë në garë për shërbimet e tij. Edin Dzeko shihet në rrugën drejt Juventusit dhe Muriqi cilësohet si zëvendësuesi ideal i boshnjakut. Përveç tyre edhe Tare te Lacio e do me patjetër gjigantin e sulmit sezonin e ardhshëm.

Feneri e nis ankandin nga 15 milionë eurot dhe beteja për Muriqin pritet të jetë e ashpër. Mund të themi se Lacio ka një avantazh të madh për faktin se do mund të luajë në Champions League sezonin e ardhshëm, kompeticion, në të cilin Muriqi ende nuk ka debutuar në fazën finale të tij. Ai ka regjistruar 34 ndeshje këtë edicion me Fenerbahçen, ku ka shënuar 17 gola dhe ka dhuruar gjashtë asistime.

LEXO TE PLOTE

Seria A

Milani e ka seriozisht për Milot Rashicën, nisin kontaktet

Publikuar

-

Nga

Milani po e merr seriozisht transferimin e futbollistit të Kosovës Milot Rashica në “San Siro”.

Sipas “Tuttosport”, drejtuesit e klubit kuqezi kanë kontaktuar menaxherët e futbollistit të Verder Bremenit.

Vetë drejtori i klubit gjerman pranoi se Rashica do të largohej sezonin tjetër nga Verder Bremeni.

Për të interesohen Napoli, Lajpcigu, Liverpuli, etj.

LEXO TE PLOTE