LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Drejtonte makinën në gjendje të dehur/ E pëson keq i riu në Durrës

29 Maj 2020, 06:44, Kronika CNA
Drejtonte makinën në gjendje të dehur/ E pëson keq i riu

Një 33-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Durrësit, pasi është kapur duke drejtuar makinën në gjendje të dehur.

Uniformat blu bëjnë të ditur se në pranga ka rënë shtetasi B.A.,33 vjeç, banues në Durrës.

?Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në vijim të punës për parandalimin e aksidenteve dhe ndëshkimin e atyre drejtuesve që drejtojnë mjetin në mënyrë të pa rregullt, arrestuan në flagrancë shtetasin:

-B.A.,33 vjeç, banues në Durrës.

Ky shtetas u konstatua nga shërbimet e Policisë në lagjen nr.17,Durrës, duke drejtuar mjetin tip ?Opel?, pa leje drejtimi dhe nën ndikimin e alkoolit.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprën penale ?Drejtimi i mjetit në mënyrë të pa rregullt?-thuhet në njoftimin e policisë.

Lajmet e fundit nga