LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Denoncimi te Berisha/ “Rama përdor emrat e emigrantëve në SHBA për të mbushur listat e testimeve”

29 Maj 2020, 18:29, Denoncim CNA
Denoncimi te Berisha/ “Rama përdor emrat e emigrantëve në

Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë një denoncim lidhur me testimet për Covid-19.

Duke iu referuar mesazhit të një qytetari dixhital, Berisha deklaron se emrat e emigrantëve që janë në SHBA janë përdorur sikur kanë bërë testin e Covid-19 në vendin tonë.

Denoncimi merr si shembull rastin e një personi që jeton në SHBA, por që në regjistra rezulton sikur e gjithë familja e tij dhe ai personalisht janë testuar.

?Përshëndetje doctor! Ju lutem verifikoni rastet e të testuarve sepse kam një shok këtu në Neë York dhe në regjistër rezulton familjarisht sikur ka bërë testin. Kriminale dhe e pa shpjegueshme doktor. Betimi i Hipokratit është të shpëtojë njerëz, jo të mbushë regjistrat me emra që nuk jetojnë në Shqipëri duke justifikuar fatkeqësitë e pandeminë shqiptarëve se kemi testuar. Është jashtë çdo llogjike, tek Sanatoriumi janë mbushur regjistrat plot fiktivisht?, thuhet në mesazhit e qytetarit dixhital./ CNA.al

Lajmet e fundit nga