LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Covid-19 do të vijojë të jetë mes nesh”/ Këshillat nga mjeku infeksionist

29 Maj 2020, 07:16, Lifestyle CNA
“Covid-19 do të vijojë të jetë mes nesh”/

Mjeku infeksionist nga Maqedonia e Veriut, Fadil Cana ka komentuar rritjen e numrit të rasteve të reja dhe të viktimave nga koronavirusi.

Në një intervistë për ?Abc-në e Mëngjesit?, me gazetarin Enkel Demi, mjeku infeksionisti është shprehur senë rritjen e numrit të rasteve me koronavirus mund të ketë ndikuar hapja e shpejtë, pasi sipas tij situata është e njëjtë me atë të para se të vendosej ora policore.

Gjithashtu ai ka theksuar se është momenti që të rihapen dhe e rëndësishme është që të zbatohen protokollet e përcaktuara shëndetsore.

?Është në dukje se tashmë agresiviteti i virusit nuk është si në fillim dhe duke pas njohuritë që deri më tani i ka mjeksia për këtë sëmundje është dhe në dukje dhe nga ne, por kemi dhe raste sporadike që vijnë në një stad të vonshëm të sëmundjes duke përfunduar në fatalitet.

Maqedonia si të gjithë vendet e tjera duhet të hapet dhe të gjithë duhet të vetëndërgjegjësohemi që dhe për një periudhë të caktuar do të bashkëjetojë me qytetarin e thjeshtë.

Hapja duhet të ndodhtë me hapa të ngadaltë. Por në Maqedoni ndodhi ajo e papritura  pasi sipas një konstatimi të përgjithshëm është momenti politik që ka ndikuar?, është shprehur mjeku.

Lajmet e fundit nga