Connect with Us

Zhozef Fushe, “batakçiu” i Revolucionit Francez dhe mjeshtri i prapaskenave politike

Blog

Zhozef Fushe, “batakçiu” i Revolucionit Francez dhe mjeshtri i prapaskenave politike

Publikuar

-

Ka gjithmonë nga ata njerëqë shohin mundësi në çdo lloj kaosi që shpërthen. Shkatërrimi i rendit të vjetër, krijon boshllëqe që kanë nevojë të mbushen, dhe burrat e vizionit nuk shohin askënd më të mirë se sa veten e tyre për ti mbushur ato. Natyrisht, kjo kërkon edhe një fleksibilitet të caktuar moral.

Një gatishmëri për të lënë pas besimet vjetra, dhe për të përqafuar edhe më më zell ato të reja.Gjatë Revolucionit Francez pati shumë burra të tillë, që u ngritën dhe u rrëzuan nga pushteti, por pak ishin aq të suksesshëm sa Zhozef Fushe.

Fushe lindi në fshatin e vogël Lë Pelerin në Francën Perëndimore më 21 majin e vitit 1759. I ati Zhyljen Fushe ishte një tregtar skllevërësish, që operonte në periferi të qytetitport të Nantës. Ai blinte skllevër në Afrikë, i dërgonte ata në Amerikë, ku shiteshin në këmbim të mallrave luksoze për kohësikurse ishte sheqeri.

Për shkak të fitimeve të mëdha Fusheja madh, bleu një plantacion skllevërish në Santa Domingo, e cila i dha familjes një burim të qëndrueshëm të ardhurash, deri kur ai vdiq papritmas në vitin 1771. I riu Zhozef Fushe, shpresonte në fillim të bëhej tregtar si i ati, por shëndeti i tij i dobët e pengoi.

Në vend të kësaj, ai iu përkushtua studimit, duke u regjistruar në Nantë, falë ndihmës së Kishës, dhe konkretisht urdhrit të njohur fetar të Oratorianëve. Fushe tregoi aftësi të mira nëmësimdhënie, prandaj u dërgua në Paris për studime të mëtejshme. Në moshën 23vjeçare u bëmësues i shkencës, ndërsa e vazhdoi këtë karrierë për 5-6 vitet e ardhshme.

Gjatë asaj kohe u bë një Frimason, teksa u njoh me avokatin dhe akademikun e njohur nga Arrasi, Maskimilian Robespierin. Ata ishin që të dy të bindur mbi nevojën një reformë politike urgjente politike, teksa korrupsioni i fisnikërisë dhe problemi i pabarazisë sociale, po e çonin Francën drejt humnerës.

Dhe kur në korrikun e 1789ës, një turmë pushtoi kështjellën-burg të Bastijës në periferi tëParisit, filloi zyrtarisht rënia në greminë e vendit. Në atë kohë, Fushe u bë anëtar i Klubit Jakobinnjë parti politike me pikëpamje anti-monarkiste dhe antiklerikale

Popullsia e Nantës e donte shumë Klubin jakobin. Por Oratorianëishin të frikësuar. Në verën e vitit 1792, monarkia u rrëzua. Dhe një nga aktet e para të Asamblesë Franceze, ishte shpërndarja zyrtare e të gjitha organizatave të kishave brenda Francës, përfshirë urdhrin e Oratorianëve.

Fushe i la në baltë mentorët e tij. Karriera e tij akademike kishte mbaruar, por ajo politike sapo kishte nisur. Përvoja e mëparshme e nxiti të bëhej pjesë e Komitetit të Arsimit Publik, ku fillimisht u rreshtua me fraksionin zhirondin të Jakobinëve. Kjo ishte për të logjike, pasi ata ishin fraksioni më i madh brenda partisë.

Në fillim, zhirodinët e kundërshtuan rrëzimin e mbretit, pasi ata ishin në favor të një monarkiekushtetuese, dhe jo një republikeKur Luigji XVI u shpall fajtor nga Asambleja për tradhtikombëtare, ata kërkuan faljen e jetës së tij dhe konvertimin e dënimit kapital në burgim tëpërjetshëm.

Fushe besonte se mbreti duhet të vdiste, ndaj ai iu bashkua fraksionit të montanjarëvePër tërezutoi të ishte sërish lëvizja e duhur. Deri në fund të atij viti, udhëheqja e zhirondinëve do të pësonte fatin e zi të mbretit:ekzekutimin me prerje koke në gijotinë. Fjalimet e zjarrta të Fushëse pro ekzekutimit të mbretit, e bënë atë famëkeq jashtë vendit. Por por nga ana tjetër e rritën ndjeshëm popullaritetin e tij brenda Francës.

Atij iu ngarkua detyra e shtypjes së forcave kundërrevolucionareRevolta të ashpra kishin shpërthyer në provincat e Vandesë dhe Bretanjës. Ndërsa trupat ushtarake po shtypnin rebelët, Fusheja përdori kompecetencat e jashtëzakonshme që iu dhanë për të ekzekutuar cilindo që dyshohej se simpatizonte kryengritësit.

Metoda ishte brutale, por njëherazi efikase. Për drejtuesit e Republikës, Fushe ishte tashmë njeriui gatshëm të bënte gjithçka që duhej për të çuar në fund një punë. Në vjeshtën e vitit 1793, njeriu që kishte mësuar në një urdhër fetar të krishterë, u bë një nga liderëe përpjekjes për të de-kristianizuar Francën.

Në fillim Republika toleroi Kishën, por refuzimi i saj për të hequr dorë nga privilegjet e vjetra, çoi në përplasje të vazhdueshme mes palëve. Ndërkohë, sekuestrimi i pasurisë së Kishës, ishte edhe një mënyrë e thjeshtë për të mbledhur fonde, të cilat i duheshin dëshpërimishtrevolucionarëve.

Kështu Krishterimi u zëvendësua me Kultin e Arsyes. Dhe në emër të Arsyes, Fushe shkatërroi kishat, dërrmoi statujat fetare dhe kryqet, dhe urdhëroi që të gjitha varrezat të kishin vetëm një mbishkrim të thjeshtë në krye të tyre:Vdekja është një gjumë i përjetshëm!.

Gjakderdhja me e madhe gjatë rebelimit ndodhi në Lion. Në gushtin e vitit 1793ky qytet u rebelua hapur kundër Republikës. Dy muaj më vonë ai u pushtua, dhe Komisioni për SigurinëPublike dërgoi dy përfaqësues, njëri prej të cilëve ishte Fushe.

Ai mendonte se gijotina ishte shumë e ngadaltë, ndaj vuri në zbatim një metodë të re, që i dha atij pseudonimin e Muskëtjeri i Lionit”. Ata që dënoheshin me vdekje, lidheshin me zinxhirë së bashku në grupe, dhe masakroheshin duke u qëlluar në mënyrë të përsëritur me topa. Ata qëmbeteshin gjallë, vriteshin nga ushtarët me bajoneta.

Familjen e të dyshuarve, përfshirë fëmijët, ishin midis atyre që u ekzekutuan me këtë metodëmizore. Pasi u vranë qindra njerëzpati shumë ankesa zyrtare nga të vetët, dhe Fushe u detyrua të kalojë në një formë më normale”, atë të skuadrës së pushkatimit. Në total në Lion u ekzekutuan afro 2.000 njerëz.

Fushe shkroi:Terrori, është sot rendi i ditësNe po derdhim shumë gjak të papastër, por është detyra jonë ta bëjmë këtë për hir të njerëzimit!. Fushe u rikthye në Paris, ku zbuloi se Robespieri e kishte zëvendësuar Kultin e Arsyes me Kultin e Qenies Supreme.

Fushe u talpublikisht me Kultin e rinjë punë kjo me rrezik të madh, pasi disa nga arkitektët më të shquar të Kultit të Arsyes, ishin ekzekutuar për të njëjtën arsye. Kur Robespieri u përpoq tadëbonte Fushenë nga Klubi Jakobin (një prelud i qartë për një gjykim dhe ekzekutim me vdekje),ishte vetëmbrojtja e Pol Barrasit, ajo që i shpëtoi jetën në ato momente.

Dhe në vend se të dëbohej nga Klubi Jakobin ai arriti të bëhet presidenti i tij. Shumëkush e dinte se Fushe vazhdonte të ishte kundër Robespierit, ndaj rënia e tij shihej si shumë e shpejtë. Por kur u frikësua se do të fillonte një spastrim tjetër, aleati i tij Lui Sent Zhyst mbajti një fjalim tëzjarrtë, duke e denoncuar Robespierin si tradhtar dhe tiran.

Ai kërkoi nga Asambleja arrestimin dhe ndëshkimin e tij. Rrobespieri u përpoq të shpëtonte, por u kap, u gjykua dhe u ekzekutua. Me vdekjen e tij, Fushe shpëtoi sërish. Edhe një herë, ai kishte me vete fatin dhe kohën. Shumë nga liderët e tjerë të revolucionit përfunduan pak më vonë nëgijotinë për mizoritë e tyre gjatë kohës së Terrorit, por Fushe i shpëtoi sërish vdekjes pëshkak të përfshirjes së tij në komplotin Termidorian.

Fushe u arrestua, por shmangu çdo gjyq para amnistisë së përgjithshme që u miratua. Ka disa që mendojnë se kjo ishte një dredhi e tij, dhe se ai i spiunoi shokët tek Direktorati për të shpëtuar kokën e vet. Më vonë arriti të sigurojë një kontratë fitimprurëse për furnizimin e ushtrisëfranceze, e cila i dha mundësi të vërë mënjanë një pasuri personale të madhe.

Në vitin 1799 u konsiderua si i rehabilituar, dhe u emërua Ministër i Policisë. Një nga masat e tij të para ishte shpërbërja e plotë e Klubit Jakobin, dhe arrestimi i të gjithë atyre që shpërndanin trakte kundëqeverinë. Kur u duk se Direktorati i kishte ditënumëruara,Fushe u rreshtua nëkrah të një gjenerali ambicioz të quajtur Napoleon Bonapart.

Ai qëndroi qëllimisht pasiv gjatë grushtit të shtetit që ndërmorri Napoleoni, duke shpresuar që të mbetej në postin e Ministrit të Policisë. Fushe sabotoi 2 komplote kundër Napoleonit nëqershorin e vitit 1800. Por përpjekjet e tij për të mbrojtur miqte e tij jakobinëçuan në acarimin e marrëdhënieve midis të dyve, dhe ai u shkarkua nga posti i ministrit në vitin 1802.

Gjithsesi, Fushe mbante një rrjet spiunësh, përmes të cilëve sabotoi një komplot tjetëkundër Napoleonit në vitin 1804, një veprim për të cilin më vonë do të pendohej. Si shpërblim Napoleoni e bëri sërish Ministër të Policisë. Në vitin 1808 Napoleon vlerësoi besnikërinë e Fushesë duke i dhuruar titullin Duka i Otrantos.

Fanatiku i dikurshëi Revolucionit, që kishte derdhur aq shumë gjak në emrin e tij, mbante tani një titull që ishte vetëm një hap poshtë atij të mbretitAi ishte momenti kur Fushe nisi të delirojë,dhe ta shohë veten si një partner në drejtimin e vendit. Por Napoleoni nuk njihte partnerë, por vetëm vartës.

Me sjelljen e tijtelashet ishin të pritshme. Në fillim të 1810, Napoleoni zbuloi se Fushe kishte nisur negociatat sekrete me britanikët për paqe përpara atij vetë. Perandori u tërbua, por Fushe shpëtoi vetëm falë ndërhyrjes së motrës së Napoleonit, Elizës. Duke dashur ta mbajë larg Francës, Napoleoni e bëri atë guvernator të provincave ilirike” (Sllovenisë, Kroacisë, pjesë të Austrisë dhe territoreve të tjera përreth kësaj zone).

Fushe u përpoq të çmontonte sistemin e bujkrobërisë, por u plagos kur ushtria austriake e pushtoi atë. Ai u bë edhe njëherë Ministër i Policisë, gjatë sundimit të shkurtër të Njëqind ditëve, kur Napoleoni u arratis nga Elba dhe u rikthye në FrancëFushe luajti si gjithmonë me të dyjas palët, dhe ishte në bisedime të fshehta me austriakët, ndërsa siguronte mbrojtjen e kryeqytetin për llogari të Perandorit.

Pas betejës së Vaterlosë, ai veproi si ndërmjetës në negociatat që u zhvilluan, duke shpresuar të bëhej kryeministër nën regjimin e ri. Por atë post e mori Taljeranindërsa Fuishe u detyrua tëkënaqej sërish me pozicionin e tij historik të Ministrit të Policisë. Fushe fajësohet pëhakmarrjenndaj atyre që kishin mbështetur rikthimin e Napoleonit në pushtet.

Në mënyrë të veçantë pëekzekutimin e Marshallit Mishel Nej, një njeri që konsiderohej nga shumë francezë si një hero i vërtetë. Por qëndrimi i tij në pushtet nuk zgjati shumë. Pasi u shkarkua nga posti i ministrit, ai caktua me detyrëe ambasadorit në Saksoni.

Një amnisti e vitit 1816 ndaj mbështetësve të Napoleonit, përjashtoi në mënyrë specifike dy grupime:familjen Bonapart, dhe ata që kishin votuar për dënimin me vdekje të Luigjit XVI. Fushe u detyrua të mërgonte, duke u strehuar në Trieste në Itali. Aty edhe vdiq pa lavdi në vitin 1820, në moshën 61vjeçare.

Marrë me shkurtime nga History Today – Bota.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Blog

Angela, Kristin & Ursula/ Tre gratë e mençura që po e shpëtojnë Evropën

Publikuar

-

Nga

Angela, Kristin & Ursula/ Tre gratë e mençura që po e shpëtojnë Evropën

Paris – Kush qëndronte pas hartimit të një plani të madh të rimëkëmbjes ekonomike, të bazuar tek solidariteti, kundër rrënimit ekonomik dhe social të shkaktuar nga një pandemia e Covid-19, e cila kërcënoi t’i jepte një goditje fatale kohezionit në Bashkimit Evropian?

Përgjigja qëndron tek një treshe:Kristin Lagard, Ursula Von der Lejen dhe Angela Merkel, 3 gra me personalitete dhe prejardhje të ndryshme, por që secila në pozicionin e saj kryesor, diti të merrte vendimet e duhura dhe në kohën e duhur.

Tre gratë, në të 60-at e tyre, nuk prisnin të bëheshin “fanari ndriçues” i këtij momenti delikat. Mendohej se Merkel ishte në vitet e saj të muzgut politik. E konsumuar dukshëm pas 13 viteve në pushtet në Berlin, “dekania” e liderëve evropianë kishte njoftuar në fund të vitit 2018, se do të hiqte dorë nga një mandat i pestë si kancelare e Gjermanisë.

Von der Lejen, që disa muaj më parë u zgjodh presidente e Komisionit Evropian, ishte po aq e re sa Merkel, por kancelarja kishte më shumë përvojë. Ministrja jopopullore gjermane e Mbrojtjes, që u imponua si kryetare e ekzekutivit të BE-së nga krerët e shteteve dhe qeveritë, mori vetëm një mbështetje me rezerva nga anëtarët e Parlamentit Evropian.

Kristin Lagard, ishte gjithashtu tërësisht e huaja për qarqet e Brukselit, kur u propozua nga Emanuel Makron për të qenë drejtuese e Bankës Qendrore Evropiane (ECB). Fakti që ajo është një grua, ishte domethënës në këtë përzgjedhje, në emër të barazisë gjinore për pozicionet kryesore në institucionet evropiane.

Ish-ministrja franceze e Financave, nuk kishte drejtuar më parë një bankë qendrore si paraardhësit e saj në Frankfurt; dhe nuk ishte as ekonomiste. A do ta dinte ajo si të reagonte në rastin e një krize? Ishte Lagard, ajo që pas një gabimi që i shërbeu si paralajmërim, u vendos në linjën e parë të mbrojtjes përballë krizës.

Më 18 mars, presidentja e BQE njoftoi se do të niste zbatimin e një plani masiv për të mbështetur ekonominë. Banka shpalli blerjen e 1.000 miliardë eurove borxhe të qeverive, dhe brenda disa muajsh pati një strategji që ishte më ambicioze se sa ajo e Rezervës Federale në SHBA.

Synimi ishte të lehtësohej presioni mbi normat e interesit, dhe të largohej rreziku i copëtimit të eurozonës. “Kohët e jashtëzakonshme, kërkojnë veprime të jashtëzakonshme”-tha ajo në atë kohë. Banka Qendrore shtoi përpjekjet e saj në fillim të qershorit, duke akorduar 600 miliardë euro shtesë.

LEXO EDHE:  Për herë të parë pas 2 shekujsh, Karedralja e Parisit nuk zhvillon meshën e Krishtlindjes

LEXO EDHE:  Nuk ishte vetëm kryengritje e të shtypurve/ Çfarë keni mësuar gabim mbi Revolucionin Francez

Lagard ka mësuar leksionet e krizës së vitit 2008 në krye të një banke qendrore, që tani po përdor të gjitha burimet që ka në dispozicion. Merkelit i është dashur pak më gjatë që të reagojë. Por tani, ajo po e kupton më në fund se depresioni ekonomi në zhvillim e sipër, do t’i gjunjëzojë vendet e Evropës Jugore, dhe mund të kërcënojë ndjeshëm Tregun e Përbashkët Evropian.

E shtyrë në limitet e saj nga Gjykata e Lartë e Gjermanisë, që vuri në dyshim ligjshmërinë e veprimit të Bankës Qëndrore Evropiane, presidenca franceze e nxitin homologen e kujdesshme dhe të arsyeshme të vepronte dhe të thyente tabunë e solidaritetit financiar.

Bashkë me Emanuel Makronin, ajo po propozon tashmë një fond rimëkëmbje prej 500 miliardë eurosh, të huazuar në mënyrë kolektive nga Bashkimi Evropian, dhe të rishpërndara nga buxheti i BE-së tek vendet më të prekura.

Ishte kthesa e fortë e Merkelit, ajo që do t’i japë mundësi Von der Lejenit të luajë rolin e vet. Kjo e fundit nuk ka qëndruar duarkryq që nga fillimi i krizës, duke bërë thirrje të vazhdueshme për bashkëpunim midis shteteve anëtare, dhe duke prezantuar që në fund të muajit shkurt programe të përbashkëta të blerjes se pajisjeve mjekësore mbrojtëse.

Ndërkohë më 19 mars, organizoi krijimin e rezervës së parë të përbashkët në historinë e BE-së të pajisjeve mjekësore të urgjencës. Ndërsa Parisi dhe Berlini e shohin të përshtatshëm bllokimin e eksporteve të maskave, për të shmangur zhdukjen e rezervave për vendet e tyre, një Ursula empatike, u kërkoi ndjesë italianëve për mungesën e solidaritetit dhe reagimet egoiste të shteteve anëtare.

Pas marrëveshjes franko-gjermane të 18 majit, Komisioni Evropian i drejtuar Von der Lejen ndryshoi ndjeshëm qasje duke propozuar një plan të madh të rimëkëmbjes ekonomike, dhe rritur në 750 miliardë euro mbështetjen e BE-së ndaj vendeve anëtare.

Ky plan hodhi themelet për një union shëndetësor, duke propozuar mbrojtjen e industrive strategjike evropiane nga vendet e huaja, si Kina, përmes subvencioneve shtetërore. Ndërkohë, ai mobilizon fonde për kërkime mbi një vaksinë të disponueshme për të gjithë.

Secila në fushën e vet, dhe me një lloj përulësie, Kristin Lagard, Angela Merkel dhe Ursula Von der Lejen, kanë treguar vlerën e shtuar të Bashkimit Evropian kur ai ecën përpara i bashkuar, dhe i nxitur nga e njëjta ambicie. /

“Les Echos” – Bota.al

LEXO TE PLOTE

Blog

“Bota që dikur më frymëzonte, tani ma shpif/ A do jetë kështu, sot e tutje”?

Publikuar

-

Nga

Eshtë një mbrëmje e mrekullueshme vere – jemi vërtet në mesin e verës, kur ditës më të gjatë të vitit ngadalë po i vjen fundi – dhe unë me Benin jemi brenda, para TV, duke parë episodin e parë të “Çernobilit”.

Si mundëm të merrnim një vendim të tillë, thjesht nuk e mbaj mend. Si të gjithë të tjerët, edhe ne i jemi kushtuar filmave, rregullimeve dhe sistemimeve për një kohë të gjatë, dhe kur Ben pa serinë televizive mes atyre më të rekomanduarave, më pyeti se çfarë mendoja. E kisha tashmë, por ai, nga frika se mos ndjente shumë tmerr, ia kishte kursyer vetes.

Tani ishte ai që më kërkonte një mendim… dhe në atë moment, mendja ime më luajti një rreng të pabesë. Për një moment më mbeti kujtimi i një serie televizive shumë të bukur – melankolike, apasionante dhe me atmosferë përfshirëse – dhe në një farë mënyre, harrova krejt se ishte edhe e errët, e frikshme.

Sapo filluam ta shohim, u vetëdijësova për gabimin tim. Jashtë dielli ka perënduar tashmë, dhe rrezaton hije të gjelbëra mbi oborr. Dëgjohet mulizeza në pemën e vet të zakonshme dhe zërat e mbytur të njerëzve, njerëzve të ndjeshëm, teksa kalojnë para shtëpisë.

Dhe ndërkohë ne jemi këtu, në dritën e errët të dhomës sonë të ndenjes, duke parë një njeri që kryen vetëvrasje duke varur veten dhe një tjetër në grahmat e vuajtjeve mizore të shkaktuara prej djegies së rrezatimit, ndërsa fëmijët luajnë në mesin e pluhurit radioaktiv. Shikoj Benin, në anën tjetër të dhomës, dhe vërej se ai i ka sytë përtokë.

Një çast më vonë fikim televizorin dhe dalim në dritën e muzgut: krah për krah, gati pa thënë asnjë fjalë, të zhytur në muzgun e qetë.

Por edhe aty, vazhdoja të pyesja veten: “Si munda ta harroj gjithë atë tmerr? Si munda ta arkivoj në mendje serinë, si një vepër të realizuar shumë mirë, duke eleminuar nga kujtesa impaktin e saj emocional?” Ky mendim është i lidhur me një tjetër, që ende më pushton: “A ka ndryshuar diçka brenda meje? Ky ndërgjegjësim dhe sensibilizim i shtuar, kjo ndjeshmëri dhe tmerr për egërsinë e botës, a ka qenë gjithmonë brenda meje, i groposur nga përditshmëria dhe shpërqendrimi? Apo ishin muajt e fundit që më bënë të zhvilloja një vetëdije të ndryshme?”.

Disa ditë më vonë jemi në makinë, duke shkuar për të takuar disa miq: dalja jonë e parë, rreth njëzet minuta udhëtim në drejtim të Londrës perëndimore. Xhiroja në WestWay është diçka që gjithmonë e kam dashur, sepse më bën të ndjehem në shtëpi, e lumtur që jetoj në Londër. Sidoqoftë, sot është sikur shqisat e mia janë sulmuar nga të gjitha anët; gjithçka duket se ecën më shpejt dhe me një vëllim më të lartë se më parë, pa ndalim. Dhe mendoj përsëri për batutën që i atribuohet aktorit Ernest Thesiger, kur i kërkuan të përshkruante përvojën në llogore pas Luftës së Parë Botërore: “O Zot”, u përgjigj, “çfarë zhurme! Dhe sa shumë njerëz!”.

LEXO EDHE:  Për herë të parë pas 2 shekujsh, Karedralja e Parisit nuk zhvillon meshën e Krishtlindjes

LEXO EDHE:  Për herë të parë pas 2 shekujsh, Karedralja e Parisit nuk zhvillon meshën e Krishtlindjes

Frika nga errësira

Nuk duroj dot nivelin e histerisë që më kap kur largohem nga shtëpia dhe nuk më pëlqen të kuptoj se tani, në qytetin që e dua aq shumë, ndihem e vogël dhe e brishtë. Energjia e vetë qytetit, që më parë më karikonte, tani duket kërcënuese për mua dhe pyes veten nëse ndryshimi që ka ndodhur tek unë, është i përhershëm apo i përkohshëm, dhe si do të kthehem në jetën time të dikurshme. Apo nëse do të ketë një mënyrë të re dhe të ndryshme të të jetuarit.

Periudha e izolimit po përfundon, të paktën tani për tani, dhe filloj të takoj përsëri miq … Filloj të kem frikë se jam bërë jo vetëm më e ndjeshme, por edhe më e mërzitshme, por mbase kjo ka ndodhur për të gjithë ne. Dhe pyes veten: “O Zot! Por më parë, për çfarë bisedonim?”

Një mëngjes, përsëri, duke kaluar pranë varrezave përpara kishës, vërej një pllakë që mban një mbishkrim në gjuhën latine: “Post tenebra lux, pas errësirës vjen drita”.

Më rikthehet në mendje Çernobili dhe se si reagimi im, kur e pashë për herë të parë, ishte shumë në përputhje me magjepsjen për errësirën, në artin shprehës që mbizotëron në kohërat tona. Mendoj përsëri se sa shumë ne i kushtojmë rëndësi veprave ngacmuese, pa zbutje, të cilat na e bëjnë gjakun të ngrijë, dhe se si komeditë me zor konsiderohen në ceremonitë e ndarjes së çmimeve.

Kam filluar të kem frikë nga errësira, mbase sepse për momentin nuk e di se çfarë fshihet aty. Dhe kështu ndjehem e tërhequr nga drita, nga rrezet e diellit që filtrohen mes pemëve, pasqyrimet në sipërfaqen e ujit dhe nga mirësia e miqve. Ndoshta duhet të rishikoj “Detectorists”. / The New Statesman – Bota.al

LEXO TE PLOTE

Blog

U nxit nga kriza e bukës/ Faktet më të habitshme rreth Revolucionit Francez

Publikuar

-

Nga

U nxit nga kriza e bukës/ Faktet më të habitshme rreth Revolucionit Francez

Një ndihmëskuzhinier që e mbrojti mbretëreshën gjatë Revolucionit Francez, u lye me gjalpë dhe më pas u dogj i gjallë nga turma.

Kur iu pre koka mbretit Luigji XVI gjatë Revolucionit Francez, njerëzit ngjyen shamitë e tyre në gjakun e tij, ndërsa shitën si suvenire pjesë të flokëve të tij. Një shami e tillë u gjet mbi 200 vjet më vonë, e fshehur brenda një kungulli të tharë.

Revolucionarët francezë e shembën Fortesën e Bastijës me mjete rrethanore, pasi nuk kishin eksplozivë.

Franca ishte gati e falimentuar nga Lufta Shtatëvjeçare, dhe nga ndihma që iu dha amerikanëve gjatë Luftës së tyre Revolucionare. Kriza ekonomike, e rriti tensionin midis shtresave të ndryshme shoqërore në Francë, gjë që çoi tek Revolucioni Francez.

Para Revolucionit, Ministri i Financave, Zhak Neker, sugjeroi që familja mbretërore të miratonte një buxhet konkret për të kursyer paratë. Ai u shkarkua menjëherë nga puna.

Avokati Maksimilian Robespier, nxiti krimet më të përgjakshme të Revolucionit Francez, i njohur si Mbretërimi i Terrorit. Vetëm midis viteve 1793-1794, ai firmosi 16.694 dënime me vdekje. Robespier e zëvendësoi katolicizmin me një fe të quajtur “Kulti i Qenies Supreme”, që drejtohej prej tij.

Në korrikun e vitit 1794, Robespieri u përpoq të vriste veten për të shmangur arrestimin. Ai dështoi, duke mbetur i plagosur rëndë në nofull. Pak para se të ekzekutohej me prerje koke ne gijotinë, fjalët e tij të fundit ishin “Faleminderit, zonjë”, drejtuar një gruaje që i dha një shami për të fshirë nofullën e tij që vazhdonte t’i kullonte gjak.

Gjatë Revolucionit Francez, gijotina ishte metoda e preferuar e ekzekutimit. Personi i fundit që u ekzekutua në të ishte Hamida Xhanbudi në vitin 1977. Franca e anuloi dënimin më vdekje në vitin 1981.

Para Revolucionit Francez, një stuhi e fortë breshëri dëmtoi rëndë të korrat, duke çuar në një mungesë të madhe të ushqimit, dhe në rritjen e jashtëzakonshme të çmimit të bukës.

Revolucioni Francez, pati shumë efekte afatgjata në historinë moderne, përfshirë nxitjen e rënies së monarkive absolute në të gjithë botën, si dhe të një vale konfliktesh botërore.

LEXO EDHE:  Nuk ishte vetëm kryengritje e të shtypurve/ Çfarë keni mësuar gabim mbi Revolucionin Francez

LEXO EDHE:  Për herë të parë pas 2 shekujsh, Karedralja e Parisit nuk zhvillon meshën e Krishtlindjes

Motoja e Revolucionit Francez “Liri, vëllazëri, barazi”, u shndërrua në sloganin simbol të trazirave të mëvonshme në historinë moderne, siç ishte Revolucioni Rus mbi 100 vjet më vonë.

Sharlot Kordej, një mbështetëse e moderuar e Revolucionit, vrau një nga udhëheqësit më të njohur Zhan Pol Mara në vaskën e banesës së tij më 13 korrik 1793. Ajo u ekzekutua 4 ditë më vonë në gijotinë.

Dramaturgu Olimp de Goge, hartoi dhe publikoi “Deklaratën e të Drejtave të Gruas dhe të Qytetarit”. Jakobinët e ekzekutuan në gijotinë në nëntor 1793.

Një nga mikeshat më besnike të Maria Antonetës, Princesha dë Lambal, u masakrua në rrugët e Parisit. Pasi refuzoi të besohej për besnikëri ndaj Revolucionit Francez, anëtarët e parlamentit e nxorën me forcë në rrugë, ku e priste një turmë njerëzish të egërsuar, që e vranë dhe më pas e copëtuan trupin e saj.

Gati 60.000 gra marshuan në Francë për të protestuar kundër rritjes së çmimit të bukës dhe mungesës së saj në dyqane. Protesta e tyre, ishte fillesa e lëvizjes kundër sundimit mbretëror.

Gjatë Revolucionit Francez, u sulmuan dhe shkatërruan të gjitha simbolet e monarkisë. U hapën varret e mbretërve, mbretëreshave dhe aristokratëve, teksa kufomat e tyre u dogjën dhe asgjësuan.

Para Revolucionit Francez, një bukë kushtonte sa paga e një jave. Shumë fshatarë rrezikonin vdekjen nga uria.

Kur familja mbretërore u përpoq të arratisej, ajo u zbulua dhe u kap shumë shpejt. Fytyra e mbretit ishte e stampuar në çdo monedhë franceze, duke e bërë shumë të lehtë identifikimin e tij nga kryengritësit.

Gjatë Revolucionit Francez, ekzekutimet me vdekje ishin një formë popullore e argëtimit. Njerëzit shkonin dhe zinin vend në sheshe që herët në mëngjes, që të kishin një fushëpamje sa më të mirë të gijotinës, dhe blinin listat e atyre që do të ekzekutoheshin atë ditë. Ata merrnin me vete edhe fëmijët e tyre.

Francezët e uritur, e urrenin stilin e jetës ekstravagante që bënte mbretëresha Maria Antoneta. Ndaj ata i vendosën asaj nofkën “Madam Defiçiti”./Përshtati në shqip CNA.al

 

LEXO TE PLOTE