Connect with Us

Trump gati urdhrin e ri/ Rishikim i rregulloreve për platformat e rrjeteve sociale

Bota

Trump gati urdhrin e ri/ Rishikim i rregulloreve për platformat e rrjeteve sociale

Publikuar

-

Mbajtja e maskave/ Presidenti Trump ndryshon tonin

Presidenti amerikan Donald Trump pritet të nxjerrë një urdhër ekzekutiv për rishikimin e një ligji, i cili prej kohësh mbron kompanitë Twitter, Facebook dhe Google që ato të mos mbajnë përgjegjësi për materialin e postuar nga përdoruesit.

Njoftimi vjen pasi kërcënimeve të Presidentit se do të mbyllte faqe të caktuara interneti që ai i akuzon se po mbysin zërat konservatorë.

Dy ditë më parë zoti Trump u përfshi në një debat me kompaninë e rrjeteve sociale Twitter, kur ajo vendosi t’u shtojë shënime tweeteve të Presidentit rreth pretendimeve të tij, të pa mbështetura në fakte, për manipulime në votimin me postë.

Kompania u kishte shtuar tweeteve të presidentit një paralajmërim, ku i nxiste lexuesit të kontrollonin faktet.

Urdhri ekzekutiv do t’i kërkonte Komisionit Federal të Komunikimit të propozojë apo sqarojë disa rregullore të kapitullit 230 në Ligjin për Komunikimin e Qytetëruar, sipas të cilave platformat e internetit nuk mbajnë përgjegjësi ligjore për materialin që postojnë përdoruesit e tyre.

Ndryshime të tilla mund t’i ekspozojnë kompanitë e teknologjisë ndaj padive të reja ligjore.

Në projekt-urdhrin ekzekutiv i kërkohet Komisionit Federal të Komunikimit të shqyrtojë nëse veprimet të cilat lidhen me ndryshimet që kompanitë e mediave sociale vendosin t’i bëjnë përmbajtjes së postuar në platformat e tyre, duhet të çojnë në humbjen e mbrojtjes që ato gëzojnë sipas kapitullit 230 të ligjit.

LEXO EDHE:  Bie numri i viktimave nga koronavirusi në Nju jork

Projekt-urdhri i kërkon gjithashtu agjencisë në fjalë të shqyrtojë nëse një platformë e medias sociale përdor praktika mashtruese për të ndryshuar përmbajtjen e postuar dhe nëse këto praktika nuk janë në përputhje me statutin e saj.

Në projekt-urdhër thuhet se Zyra e Strategjisë Dixhitale pranë Shtëpisë së Bardhë do të ngrejë një mekanizëm për të ndihmuar qytetarët të raportojnë raste të censurës në internet.

REAGIMET

Shefi ekzekutiv i firmës Twitter Jack Dorsey tha në faqen e internetit të kompanisë se tweetet e presidentit “mund t’i bëjnë njerëzit të mendojnë gabimisht se ata nuk kanë nevojë të regjistrohen për të marrë një fletëvotimi me postë. Synimi ynë është të sqarojmë deklarimet konfliktuale dhe të japim informacionet për të cilat ka debate, në mënyrë që njerëzit të mund të gjykojnë vetë.”

Steve DelBianco, president i NetChoice, një grup komercial që ka në klientelën e tij edhe kompanitë Twitter, Facebook dhe Google, tha se “presidenti është duke shkelur Amendamentin e Parë të Kushtetutës, duke kërcënuar të drejtat themelore të fjalës së lirë për platformat e mediave sociale”. Ky hap i administratës “i nxit qeveritë e huaja të kontrollojnë lirinë e shprehjes në internet,” tha ai në një deklaratë të enjten./ VOA

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Shifra alarmante nga Kosova/ 11 viktima e qindra raste të reja

Publikuar

-

Nga

Shifra alarmante nga Kosova/ 11 viktima e qindra raste të reja

Kosova ka regjistruar sërish shifra alarmante te viktimave dhe rasteve të reja me Covid.

Gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën 11 persona. Numri i përgjithshëm i viktimave që nga muaji mars ka arritur në 365.



Instituti Kombëtar i Shendetësisë Publike (IKSHPK ) ka njoftuar se gjatë 24 orëve ka testuar 521 mostra dhe si rezultat 205 persona kanë dalë të infektuar me koronavirusin e ri, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 10.795.
Gjatë 24 orëve, sipas IKSHPK-së janë shëruar 163 pacientë. Deri më tani, nga sëmundja janë shëruar 6.411 persona./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

4 raste të reja në Zelandën e Re/ Qyteti futet në karantinë pas 102 ditësh

Publikuar

-

Nga

4 raste të reja në Zelandën e Re/ Qyteti futet në karantinë pas 102 ditësh

Pas 102 ditëve sukses absolut me asnjë rast të brendshëm infektimi nga Covid-19, Zelanda e Re ka vendosur në karantinë. Kjo për arsye se në qytetin më të madh të shtetit ishullor me 5 milionë banorë, u regjistruan 4 raste.

Karantina do të zgjasë 3 ditë dhe është e vlefshme vetëm në Auckland, aty ku u konfirmuan rastet.

Të infektuarit janë të gjithë pjesëtarë të së njëjtës familje, të cilët nuk kanë udhëtuar jashtë shtetit kohët e fundit. Masat e reja hyjnë në fuqi nga kjo e mërkurë, ndërsa autoritetet kanë nisur të gjurmojnë të gjitha kontaktet që kanë pasur familjarët.



Banorët e Auckland-it janë paralajmëruar që të qëndrojnë në shtëpi. Gjatë kësaj periudhe 3-ditore nuk do të lejohen grumbullimet e mëdha, si dhe do të mbyllen pjesa e bizneseve jo esenciale.

LEXO EDHE:  Xhonson, Klinton, Nikson dhe tani Trump/ Historia e presidentëve që iu nënshtruan “impeachment”-it

LEXO EDHE:  Deklarata e fortë/ Zbulohet se si e ka shkelur Rama ligjin me të 'dyja këmbët'

Zelanda e Re është një nga vendet që e ka luftuar më së miri koronavirusin. Atje janë regjistruar 1220 raste dhe vetëm 22 të vdekur që prej Shkurtit. Përpara të martës, Zelanda kishte 102 ditë që nuk regjistronte asnjë rast me koronavirus në nivel lokal. Shumë pak vende e kanë arritur këtë rekord.

22 rastet aktive të Zelandës së re përpara së martës ishin persona të kthyer nga vende të tjera, por që qëndrojnë të karantinuar. /CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

Tensionet Turqi-Greqi/ Media e njohur turke e transmeton fjalimin e Erdoganit me titra greke

Publikuar

-

Nga

Tensionet Turqi-Greqi/ Media e njohur turke e transmeton fjalimin e Erdoganit me titra greke

Së fundmi, situata mes Turqisë dhe Greqisë është tensionuar shumë. Përpos asaj që ka ndodhur mes dy vendeve të Mesdheut, edhe një situatë tjetër aspak normale ka tërhequr vëmendjen.

Agjencia e lajmeve “Anadolu Ajansi” në mes të kësaj përplasjeje ka transmetuar pamjet e presidentit Erdogan me titra greke.



“Hajdeni, të gjitha vendet e Mesdheut të bashkohen dhe të gjejnë një formulë të pranueshme për dicka që do të mbrojë të drejtat e të gjithëve”, shkruan media turke, duke bërë titra në gjuhën greke.

LEXO EDHE:  Bie numri i viktimave nga koronavirusi në Nju jork

LEXO EDHE:  VIDEO-Trump e shtyu me forcë në Bruksel/Flet për herë të parë kryeministri i Malit të Zi

Kjo ngjarje ka habitur opinionin publik dhe nuk dihet se përse media e njohur turke ka vepruar në të tillë mënyrë./CNA.al

LEXO TE PLOTE