Connect with Us

“Të dielen kyçni makinën se iu hyn virusi brenda”/ Murrizi ngre tonet në parlament: Ku shkuan 174 milion euro ?

Politikë

“Të dielen kyçni makinën se iu hyn virusi brenda”/ Murrizi ngre tonet në parlament: Ku shkuan 174 milion euro ?

Publikuar

-

Deputeti i opozitës parlamentare, Myslim Murrizi ka folur me tone të forta sot në foltoren e Kuvendit.

Deputeti Murrizi tha se nga 170 mijë shqiptarë që duhej të merrnin magën e luftës, vetëm 83 prej tyre e kanë marë.

“Nga 170 mijë shqiptarë që duhej të merrnin pagën e luftës, vetëm 83 mijë prej tyre i kanë marrë. Por edhe për këta unë kam dyshime, se ju kurrë nuk guxuat të bëni transparencë. I  keni bërë rrush e kumbulla. Po mashtroni. Ku kanë shkuar 174 milion euro ?

Borxhi ka shkuar sot rreth 10 miliardë euro”-tha Murrizi.

Më tej, ai riktheu në vemendje tërmetin, ndërsa tha “Ku i keni planet për rindërtim në Thumanë, Durrës, Krujë apo Kavajë? Edhe të shtatorit i keni në çadra. Sa shtëpi keni ndërtuar në Thumanë? As mbeturinat nuk i keni hequr ende. Keni prish në Durrës pallate shpejt e shpejt, vetëm se ishte prishur suvaja”.

LEXO EDHE:  BQE i jep Greqise 900 mln euro te tjera, reforma te tjera ne Parlament

Gjithashtu Murrizi iroinizoi edhe masat e qeverisë, në lidhje me situatën e Covid-19.

“Shqiptarët në mjerim ju i keni mbyllur në shtëpi deri në 23 qershor, dilni të enjten, por smund të dilni të premten, te dielen kyçenin makinën se iu hyn virusi në makinë”-tha ndër të tjera Murrizi.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Rinis me debate seanca plenare/ Opozita nuk heq dorë, kërkon dhe një orë ‘pushim’

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Ka rinisur me debate senaca plenare pas 15 minutave pushim.

Deputetët e opozitës kanë kërkuar që të ndërpritet sërish seanca plenare deri në momentin që në sallë të vijë kryeministri Rama.

Fillimisht ishte Luciano Boci që u përplas me Lindita Nikollën.

Debati Luciano Boci dhe Lindita Nikolla:

Luciano Boçi: Ndërprisni sencën dalim më pas jashtë për një orë kemi të drejttë ta shtyjmë.

Lindita Nikolla: Kërkuat pushim dhe vendosëm 15 minuta kohë

LEXO EDHE:  Gjiknuri “braktis” parlamentin/ Murrizi zbulon ku ndodhet deputeti socialist

LEXO EDHE:  Izrael, qeveria e re merr miratimin e parlamentit



Luciano Boçi: Sipas nenit 52 prandaj ne kërkojmë të shtyhet seanca.

Mdërkohë që Oriola Papuri, akuzoi se dera është hapur me forcë.

“U mblodhëm dhe në rregullore mbledhja është 60 minuta, sa i përket zhvillimit se kur e nisim dhe kur e përfundojmë është punë e grupit tonë. dilni nga salla dhe ne të vijojmë mbledhjen”, tha ajo./CNA.al

 

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Shpallja “non grata” e Berishës/ Kim: Ata që thonë se janë habitur, nuk po tregohen të sinqertë

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Ambasadorja e SHBA në Shqipëri Yuri Kim, në një intervistë për Zërin e Amerikës, ka folur në lidhje me vendimin për shpalljen “non grata” të ish kryeministrit Sali Berisha.

VOA ka ndarë një pjesë të shkurtër të intervistës, ku Kim thotë se kur sekretari i shtetit përcakton dikë për korrupsion domethënës kjo është shumë e dukshme.



Kim shton se ata që thonë që janë të habitur nga ky përcaktim, nuk po tregohen të sinqertë.

LEXO EDHE:  Gjiknuri “braktis” parlamentin/ Murrizi zbulon ku ndodhet deputeti socialist

LEXO EDHE:  Izrael, qeveria e re merr miratimin e parlamentit

Mendoj se është e drejtë të thuhet që në shumicën e rasteve në momentin kur dikush përcaktohet nga sekretari i Shtetit për korrupsipon domethënës, zakonisht është shumë e dukshme. Dha ata që thonë që janë të habitur, nuk po tregohen shumë të sinqertë”, thotë Kim ndër të tjera./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Basha “shpreh dashurinë” për Ramën/ Kryeministri i përgjigjet në distancë

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote,

Gjatë seancës së tretë plenare, kreu i PD-së Lulzim Basha, duke qeshur  ka kërkuar prezencën e kryeministrit Edi Rama në Kuvend për të diskutuar programin socialist për katër vitet e ardhshme.

Pas diskutimeve dhe këmbënguljes nga Basha dhe opozita, Rama i është përgjigjur kërkesës së tyre në distancë.

Kryeministri sapo më lajmëroi se nuk është prezent për arsye të rëndësishme pune”, u shpreh kryetarja e Kuvendit.

LEXO EDHE:  Protestat e Opozitës/ Ish-deputetja e PD-së zbardh axhedën

LEXO EDHE:  Murrizi degjeneron Bashën/ “Spurdhjak delirant, ënderron të bëhet burrë shteti por s’ka b*thë”



Ndërkohë ka bërë të ditur se Rama do të jetë prezent në seancë rreth orës 17:00.

Kreu i grupit parlamentar të PD, Alfred Rushaj ka kërkuar kohë për të kryer një mbledhje me grupin parlamentar të PD. Si rrjedhojë seanca e tretë plenare është ndërprerë./ CNA.al

LEXO TE PLOTE