LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rritja e rasteve me Covid-19/ Mjeku qetëson qytetarët: Virusi është dobësuar, hapja duhej të bëhej më shpejt

28 Maj 2020, 06:50, Lifestyle CNA
Rritja e rasteve me Covid-19/ Mjeku qetëson qytetarët: Virusi

Mjeku epidemiolog, Ilir Alimehmeti ka theksuar sot se Shqipëria nuk ka pasur kurrë një kurbë të Covid-19, por një plan të rrafshët.

Duke iu referuar shifrave shumë të luhatura të ditëve të fundit, mjeku tha se nuk ka vend për shqetësim.

?Nëse shohim rastet e fundit, ka pasur një call center dhe një infermiere e papërgjegjshme, e cila kishte të gjitha simptomat, i ishte marrë edhe tamponi. Është një papërgjegjshmëri personale, pasi ajo ka dalë dhe ka vijuar të takojë njerëz. Nuk dyshoj se do ketë të tjerë të infektuar nga vatra e QSUT. Por, pozitive është fakti se nuk ka ndryshim statistikor?-tha Ilir Alimehmeti gjatë një lidhje direkte për A2 CNN.

Gjithashtu ai tha se Shqipëria ishte agti për hapje edhe më shpejt.

?Ne ishim gati për hapje edhe përpara këtyre javëve. Për gjithë majin shtrimet në spital ishin më pak se 10% e të infektuarve. Përqindja e vogël e të infektuarve në gjendje të rëndë tregon një dobësim të virusit, dhe këtë ne kemi filluar ta vëmë re që në 25 mars. Pas gjysmës së dytë të prillit u konfirmua kjo, dhe nga ai moment duhet të kishte filluar lirimi i masave?-tha mjeku.

Gjithashtu ai theksoi se ?Ky është lajm i mirë për të ardhmen por kujdes, virusi është ende mes nesh, pavarësisht se është më i butë, prap virus mbetet?./ CNA.al

Lajmet e fundit nga