LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Rama jep lajmin e mirë/ Shtyhet sërish shlyerja e kësteve të kredisë

28 Maj 2020, 14:02, Sociale CNA
Rama jep lajmin e mirë/ Shtyhet sërish shlyerja e kësteve të

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një lajm të mirë pak minuta më parë, lidhur me kreditë.

Në një postim në rrjetet sociale, Rama deklaron se së bashku me Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë Gent Sejkon, firmosën sërish një shtyrje tremujore të kësteve të kredive për shkak të pandemisë.

?Lajm i mirë. Bashkëfirmosëm me Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë një shtyrje të mëtejshme tremujore të kësteve të kredive deri në 31.08.2020. Gjithashtu Banka e Shqipërisë miratoi një lehtësim për bankat e nivelit të dytë, që të bëjnë ristrukturime proaktive të kredive deri në 31.12.2020 me shtrirje një ose disavjeçare, sipas shkallës së vështirësive të çdo biznesi?, shkruan Rama./ CNA.al

Lajmet e fundit nga