LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Përfundon takimi i klubeve, vendoset data e rinisjes të Premier Ligës

28 Maj 2020, 14:52, Sport CNA
Përfundon takimi i klubeve, vendoset data e rinisjes të Premier

Pas datës së rinisjes së La Ligas, është radha e Premier Ligës për të vendosur rreth rifillimit dhe është bërë hapi i parë.

Përfaqësuesit e të gjitha klubeve të Premier Ligës janë mbledhur ditën e sotme për të folur rreth organizimit të ndeshjeve dhe datave të rinisjes, me UEFA-n, që kërkon të mbyllen maksimumi në javën e parë të gushtit për shkak se më pas na pret Champions dhe Europa League.

Mediet angleze raportojnë se datat 19 dhe 20 qershor janë dy alternativat për nisjen e kampionatit dhe data 1 gusht është afati i mbylljes së ligës.

Nuk dihet nëse është hartuar një kalendar, por për momentin duhet t?i gëzohemi faktit se një prej ligave më spektakolare më në fund do të rikthehet. Përsa i përket renditjes, duket të themi se për titullin kampion nuk ka garë, pasi Liverpuli është arratisur që në janar nga kundërshtarët e Mançester Sitit dhe Leister.

Lajmet e fundit nga