Connect with Us

Mitro Çela ka një mesazh për ambasadoren Kim

Politikë

Mitro Çela ka një mesazh për ambasadoren Kim

Publikuar

-

Nga Mitro Çela

ZONJA KIM

Megjithë “vellon” e diplomatit, edhe pse në krah të Bashes, zonja Yuri Kim, duket e trazuar.

Së pari. Sulm i hapur i Presidentit. E rëndë për statusin e diplomatit.

Së dyti. Kritika të ashpëra nga disa analistë.

Së treti. Opozita, hedh gurin dhe fsheh dorër?! Por edhe “goditje pa doreza”.

Së katërti.

Një ditë më tha një miku im:

-Kam dy djem. Një në Paris. Tjetri në Boston. Udhëtimi në Paris, varet nga xhepi im. Po për të shkuar në Boston?

-Dy herë nuk më dhanë vizë. Marrin dollarët dhe nuk japin asnjë shpegim.

-Si ka mundësi, që SHBA- nuk heqin vizat, për popullin që e do më shumë Ametikën?! Kjo politikë,-përfundon miku im, -e zbeh dashurinë për Amerikën?!

Ambasadorja, mendoj unë, kërkon të imitoi diplomatin Grenell. Por është larg.

Së pari. Kosova ka panvarësi të kushtëzuar. Ende nuk është anëtare e OKB-së.

Së dyti. Me mocion mund të shkarkohet një kryeministër.  Por jo një President.

Së treti. Grenell – pushteti i buron direkt nga Tramp-këshilltar special i Presidentit.

Së katërti. Ilir Meta ka 30 vjet që luan në skenën e politikës. Deputet. Ministër. Kryeministër. Kryetar Kuvendi. President. Është i rrahur me “vaj dhe uthull”.

LEXO EDHE:  Nga Mitro Çela/ Mëkati i mollës

Mik dhe armik i Nanos. Armik dhe mik i Berishës. Mik dhe armik-dhe anasjelltas- me Ramën.

Alban Kurti-i ka “dhëmbët me qumësht” në politikë. Ra nga fiku, me mocionin e parë  (lexo kurthin) që i “gatoi pa dashje” Grenell?!

Unë mendoj se zonja Yuri Kim është një kopje e Mariza Linos.

Edhe ajo e nisi si “zonjë e hekurt”. Fuste hundën kudo në politikë. Por për fatin e saj të keq, “duelin” e kishte me Berishën?!

Në vitin 1997. U hartua një promemorje nga 12 deputetë të PD-së. U lexua në mbledhjen e grupit të deputetëve. Pas leximit, deputeti tha:

-Zoti Berisha! Zbatoje! Promemorjen e ka shkruar me dorën e vet zonja Mariza Lino!

-Dogjo ti zoti deputet! Ambasadorët venë e vinë! Por ju jeni politikanë mjeranë! -Tha Berisha.-

Dhe Mariza Lino u vu në grykë të topit. Një ditë shkoi në zyrat e PD-së. Jo zyrtarisht…Militantët e goditën me domate…

Kështu nisi “shkëlqimi dhe rënia” e zonjës Mariza Linos.

Pasi la Tiranën-humbi dhe karierën në diplomaci…

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Nuk dinë çfarë kanë firmosur”/ Alimadhi përplaset me Murrizin: Ke falsifikuar firmat

Publikuar

-

Nga

“Nuk dinë çfarë kanë firmosur”/ Alimadhi përplaset me Murrizin: Ke falsifikuar firmat

Mbledhja e sotme e Komisionit parlamentar të ligjeve është shoqëruar me debate të forta.

Mësohet se deputeti Adriatik Alimadhi ka akuzuar në kreun e grupit parlamentar demokrat Myslim Murrizi se ka falsifikuar firmat e 28 deputetëve nga opozita parlamentare për ndryshimet kushtetuese.

Alimadhi ka akuzuar se në vend të deputetit Kostaq Papa ka firmosur dikush emrin e tij tek një listë e cila ai nuk donte të ishte. Madje deputeti ka thënë se 28 deputetët janë të papërgjegjshëm dhe nuk dinë se çfarë kanë firmosur.

Murrizi nga ana tjetër i është kthyer duke i bërë me dije se as Alimadhi dhe as Papa nuk janë tek lista me 28 deputetë.

Në këtë moment në mbledhje ka ndërhyrë edhe vetë deputetit Kostaq Papa, firma e të cilit sipas Alimadhit është hedhur nga dikush tjetër.

Vetë deputeti Papa tha se do të firmosë sërish mbi emrin e fshirë duke e çuar në 29 numrin e firmëtarëve.

Papa tha se është dakord me këtë qëndrim dhe nuk ka rëndësi nëse e ka firmosur vetë apo jo për shkak të pamundësisë fizike.

Debatet:

Alimadhi: Merreni verifikojeni firmën e Kostaq Papës.

Murrizi: Nuk është Kostaq Papa te lista e firmëtarëve

Alimadhi: Firmat aty janë hedhur me telefon nga një deputet Ka dhe deputetë në atë listë që janë firmosur nga një deputet. Dua që asnjë e drejtë të mos shkelet. Si firmos një deputet në emër të një tjetri. Nuk mund të firmoset me telefon.

Hysi: Ju duhet të kërkoni ndjesë pasi po fyeni deputetët

Alimadhi: Nuk dua të më bëni gjyqin. Nuk jam nga ata burra që tërhiqem për një gjë që kam thënë. Unë po them për nismën që kanë marrë jo që janë të papërgjegjshëm. Krahasimi i dy firmave të Papës është e shpërndarë në rrjetet sociale. Ju zonja Hysi nuk mund të hidhni baltë mbi mua. Mos ma bëni më këtë. Respektoni të drejtat e njeriut. Jam i ndërgjegjshëm. Nëse ju doni përballemi në institucionet e drejtësisë për verifikimin e dy firmave. Firma e Kostaq Papës është ndryshe.

LEXO EDHE:  Nga Mitro Çela/ Mëkati i mollës

LEXO EDHE:  HABERET E MITROS/MAMAJA

Kostaq Papa: Doja të theksoja disa gjëra. Unë jam një deputet fuqiplotë dje gjithçka që bën e bëj me ndërgjegje të plotë. Unë veproj dhe në forma të tjera. Kur bëhet fjalë për çështje kohe mund të përdorim 101 forma për të ndikuar. Unë jam dakord për firmën time dhe nuk kam nevojë për avokat. Pas juridikut kam mbaruar doktoraturën për të drejtën ndërkombëtare. A ka mundësi të ndikojmë për të çuar Shqipërinë në BE.

Nuk ka lidhje nëse ka firmosur dikush tjetër. Unë do ta firmos edhe njëherë mbi emrin tim për herë të dytë. Ne do lëmë hapur shtegun për të ndikuar për të gjetur një konsesus për të ndryshuar qoftë sistemit. Nuk është çështja se hodha një firmë të shtrembër apo ma hodhi shoku sepse më dhimbte dora. Unë do ngjitem lart dhe do firmos.

Ulsi Manja: Unë nuk bëj pjesë të grupi i deputetëve të papërgjegjshëm. Duhet të fokusohemi te nisma. Sot kjo nismë ka gjithë vëmendjen e opinionit publik. Nëse dikush kërkon koalicionet parazgjedhore se do të vegjetojë 30vjet është i lirë ta kërkojë. Ai që do të konkurrojë i vetëm kërkon heqjen e tyre. Qytetarët kërkojnë të dinë se kë subjekt do votojnë. Ne po merremi me firmën e Kostaq Papës kur ai del dhe e pranon vetë. Të gjithë kemi zë dhe figurë.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Komisioni i Ligjeve miraton ndryshimet kushtetuese/ Kush është deputeti që votoi kundër

Publikuar

-

Nga

Komisioni Parlamentar i Ligjeve ka miratuar në parim paketën për ndryshimet kushtetuese.

Mësohet se pro paketës kanë votuar 16 deputetë, ndërsa deputeti i opozitës parlamentare Adriatik Alimadhi, votoi kundër ndryshimeve kushtetuese. Pro votuan edhe deputetë nga mazhoranca si Bashkim Fino, Alket Hyseni apo Klotilda Bushka.

Pas 2 orësh diskutime është miratuar në praim nisma e 28 deputetëve të opozitës parlamentare për ndryshimet kushtetuese në ndryshimin e sistemit dhe eleminim të koalicioneve parazgjedhore.

LEXO EDHE:  HABERET E MITROS/ ARI: HUMBËSI I MADH…

LEXO EDHE:  Nga Mitro Cela/RAMA: NË SEVDA ME SERBINË-I THARTUAR ME GREQINË

Tashmë do të ketë edhe një tjetër votim për këtë projektligj në Komision pasi ky ishte miratim vetëm në pranim.

LEXO TE PLOTE

Politikë

PD thirrje prokurorisë të hetojë Ramën/ Të paguajë me pasurinë e tij dëmin prej 109 milionë eurosh

Publikuar

-

Nga

PD thirrje prokurorisë të hetojë Ramën/ Të paguajë me pasurinë e tij dëmin prej 109 milionë eurosh

Partia Demokratike ka kërkuar që kryeministri Edi Rama duhet të paguajë me pasurinë e tij dëmin prej 109 milionë eurosh, që qeveria shqiptare duhet t’i paguajë sipërmarësit Italian Francesco Bechetti.

Në një deklaratë për mediat, ish-deputeti i PD-së, Enkeljed Alibeaj i bëri thirrje prokurorisë të hetojë kryeministrin për shpërdorim detyre.

“Në 7 vjet të qeverisjes së Edi Ramës, shqiptarët kanë provuar në lëkurë se ky kryeministër u ka bërë keq. U ka bërë keq duke rritur taksat, duke mbyllur vende pune, duke i zbuar nga vendi dhe, mbi të gjitha, duke i vjedhur.

Shqiptarët i kanë paguar shumë shtrenjtë interesat politikë të Edi Ramës për të qëndruar në pushtet përmes blerjes së zgjedhjeve, kanë paguar shtrenjtë vendimet e tij korruptive për të dhënë me koncesion dhe PPP çdo gjë në Shqipëri, por tani ka ardhur radha të paguajnë edhe për hakmarrjet e tij e personale kundër biznesit.

Lufta e shpallur ndaj sipërmarrësit italian Francesco Bechetti për arsyen e vetme se zotëronte një media kritike ndaj qeverisë, ndaj Edi Ramës dhe Erion Veliajt, po u kushton qytetarëve të vendit 109.5 milionë euro.

Si për shumë gjëra të tjera, premtimet e Edi Ramës se nuk do të paguajmë asnjë qindarkë për luftën e tij personale ndaj Bechettit, rezultuan një gënjeshtër e madhe.

Gjykata Ndërkombëtare e Arbitrazhit i dha të drejtë sipërmarrësit dhe i kërkon Shqipërisë të paguajë dëmin.

Ky duhet të ishte momenti që Edi Rama të jepte dorëheqjen, pasi urdhrin për të shkatërruar biznesin e Beketit dhe për të sekuestruar televizionin e ri Agon Channel, e dha Edi Rama.

Tani, shqiptarëve u duhet të paguajnë për luftën personale rë kryeministrit me një sipërmarrës të huaj, kritik ndaj keqqeverisjes se tij. Janë plot 109 milionë euro. Janë më shumë para sesa të dyja paketat e ndihmës që qeveria u dha qytetarëve gjatë pandemisë.”-tha ndër të tjera Alibeaj.

LEXO EDHE:  Nga Mitro Cela/NA MARRIN PËR TË HUAJ?!

LEXO EDHE:  Nga Mitro Çela/ Broçkulla në bllok

Gjithashtu ai theksoi se me kaq shumë para, bizneset nuk do të ishin sot duke luftuar për mbijetesë, mijëra vende pune nuk do të ishin mbyllur.

“109 milionë euro që Shqipëria po paguan për luftën personale të Edi Ramës kundër një biznesi faktojnë se buxheti kishte para, por taksat nuk iu kthyen shqiptarëve, kur ata kishin më shumë nevojë për ndihmë, por u përdorën për të financuar luftën politike personale të Edi Ramës.

Tani çështja qëndron a duhet të paguajnë shqiptarët për konfliktin personal të Edi Ramës me një biznesmen, për vendimin e tij personal të gabuar për të mbyllur aktivitetin e tij?

Në një shtet normal me një qeveri dhe kryeministër normal, që nuk luan bixhoz me paret e shqiptarëve, ato para duhet t’i paguajë ai që ka shkaktuar dëmin.  Duhet t’i paguajë Edi Rama.

Në platformën tonë antimafia kjo është një nga pikat kryesore. Zyrtari përgjegjës për një vendim të gabuar që i shkakton dëm buxhetit, duhet të paguajë me pasuritë e tij. Edi Rama ka me çfarë ta paguajë. Le t’i sekuestrojnë pasuritë e deklaruara dhe të padeklaruara. 10 vjet më parë, një dokument i OSBE-së tregoi se pasuria e kryebashkiakut të kohës, Edi Rama, llogaritej në rreth 200 milionë euro.

Është detyrë e drejtësisë të hetojë dhe të marrë nën përgjegjësi penale kryeministrin e vendit për shpërdorim detyre. Shqiptarët nuk kanë pse paguajnë nga taksat e tyre 109 milionë euro për luftën personale të Edi Ramës me median e lirë dhe biznesin.​”-përfundoi deklaratën Alibeaj.

LEXO TE PLOTE