LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Kur do hapen lokalet e natës?”/ Vajzat “në hall”, ndalojnë Piperon në rrugë

28 Maj 2020, 18:45, Sociale CNA
“Kur do hapen lokalet e natës?”/ Vajzat “në

Mjeku i njohur infeksionist, Pëllumb Pipero, i ftuar mbrëmjen e sotme në ABC nws, ku ka folur për situatën nga Covid-19, ka rrëfyer dhe një ngjarje të pazakontë.

Ai tha se e kanë ndaluan dy vajza në rrugë , jo për këshilla të vlefshme, por të interesuara se kur do të hapen lokalet e natës.

“Isha duke ecur në rrugë dhe më ndaluan dy vajza, o doktor o doktor! Unë thashë se donin të bënin ndonjë foto me mua. Edhe çne kjo fytyra ime, nuk shkon me ato vajzat, ska kuptim, megjithatë…thashë se donin foto, ato më thanë kur do hapen lokalet e natës?

Po mirë, kaq të rëndësishme qenkan lokalet e natës, ndërkohë që virusi është nëpër këmbë. Nuk e kuptoj. Duhet të ruhemi dhe të bëjmë kujdes sepse virusi nuk është zhdukur”, tha Pipero./CNA.al

Lajmet e fundit nga