LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ishin të pasigurta për konsum/ Asgjësohen 156 ton produkte ushqimore

28 Maj 2020, 16:12, Kronika CNA
Ishin të pasigurta për konsum/ Asgjësohen 156 ton produkte

AKU ka kryer 300 inspektime dhe monitorime në kuadër të Task-Forcës kundër përhapjes së Covid-19.

Mësohet se AKU ka marrë 55 mostra për monitorimin e qumështit, si dhe në perime për monitorim pesticidesh.

Gjithashtu është vendosur një masë administrative ndaj një subjekti, pasi nga analizimi i farës së misrit, rezultoi me fuqi mbirëse 78%, nën normën e lejuar.

AKU bën me dije se është asgjësuar një sasi prej 156 ton produkte ushqimore të konstatuara të pasigurta për konsum human me kërkesë të vetë biznesit./ CNA.al

Lajmet e fundit nga