Connect with Us

Gjykata Kushtetuese favorizon Hashim Thaçin/ Kosova nuk do shkojë në zgjedhje të parakohshme

Kosova & Rajoni

Gjykata Kushtetuese favorizon Hashim Thaçin/ Kosova nuk do shkojë në zgjedhje të parakohshme

Publikuar

-

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka vendosur në favor të Presidentit Hashim Thaçi për qeverinë e re.

Kushtetuesja më vota unanime ka marrë vendimin që shteti i Kosovës të mos shkojë në zgjedhje të parakohshme, por të krijohet një qeveri e re.

Kështu i është hapur rruga kandidatit për kryeministër nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hotit që të krijojë qeverinë. Sipas gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese, dekreti i Thaçit nuk është antikushtetues.

“Në vlerësimin e Dekretit [nr. 24/2020] të 30 prillit 2020 të Presidentit të Republikës së Kosovës, përmes së cilit “Z. Avdullah Hoti, i propozohet Kuvendit të Republikës së Kosovës kandidat për Kryeministër për të formuar Qeverinë e Republikës së Kosovës”, Gjykata, vendosi: (i) njëzëri që kërkesa e parashtrueseve të kërkesës është e pranueshme; (ii) njëzëri që Dekreti i kontestuar i Presidentit është në përputhshmëri me paragrafin 2 të nenit 82 [Shpërndarja e Kuvendit] të Kushtetutës, duke konstatuar rrjedhimisht, që votimi i suksesshëm i një mocioni mosbesimi të Kuvendit ndaj Qeverisë, nuk rezulton në shpërndarjen e detyrueshme të Kuvendit dhe mundëson formimin e një Qeverie të re në pajtim me nenin 95 [Zgjedhja e Qeverisë] të Kushtetutës; (iii) me shumicë që Dekreti i kontestuar është në përputhshmëri me paragrafin (14) të nenit 84 [Kompetencat e Presidentit] të Kushtetutës në lidhje me paragrafin 4 të nenit 95 të Kushtetutës; (iv) njëzëri që të shfuqizohet masa e përkohshme e përcaktuar përmes Vendimit të 1 majit 2020; dhe (v) njëzëri që të refuzohet kërkesa për seancën dëgjimore.”, thuhet në vendim./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Dekreti për qeverinë e re/ Kosova në pritje të vendimit të Gjykatës Kushtetuese

Publikuar

-

Nga

Gjykata Kushtetuese pritet që gjatë së enjtes ose së premtes ta publikojë vendimin e saj pro ose kundër, lidhur me dekretin e presidentit për formimin e qeverisë së re të Kosovës.

Ka mbetur vetëm edhe një ditë deri në afatin e fundit (29.05) që ia dha vetes Gjykata Kushtetuese për ta publikuar vendimin e saj nëse ka të drejtë ose jo presidenti i Kosovës që dekretoi Avdullah Hotin nga Lidhja Demokratike e Kosovës LDK, për ta formuar qeverinë e re të Kosovës. Qeveria e Albin Kurtit nga Vetëvendosje që doli e para në zgjedhjet e fundit, u rrëzua me një mocion mosbesimi në parlament nga 2/3 e deputetëve, mocion i inicuar nga LDK, që ishte partnere në koalicion me VV.

Akuza të ndërsjella

Vetëvendosja nuk po pajtohet që dikush tjetër pos partisë që doli e para në zgjedhje ta formojë qeverinë, ndërsa po kërkon zgjedhje të reja. Diskursi politik ndërmjet Vetëvendosjes dhe presidentit ditëve të fundit është ashpërsuar, duke e akuzuar njëri tjetrin për joligjshmëri në veprimet e ndërsjella dhe duke deklaruar secili në mënyrën e vet se Gjykata Kushtetuese do t’i japë të drejtë. Këto deklarime publike Gjykata Kushtetuese i ka quajtur presion ndaj saj dhe i ka kërkuar presidentit Thaçi dhe kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, që të mos e paragjykojnë vendimin e saj. “Gjykata Kushtetuese po ndjek me shqetësim diskursin publik kërcënues që po zhvillohet ditëve të fundit nga Presidenti dhe Kryeministri në detyrë, si dhe bartës të tjerë të funksioneve institucionale dhe politike, të cilët duke akuzuar njëri-tjetrin për presion ndaj Gjykatës Kushtetuese nga pala tjetër, po mundohen të ndikojnë apo paragjykojnë vendimmarrjen e Gjykatës Kushtetuese për çështjen e dekretit të Presidentit për caktimin e mandatarit për krijimin e Qeverisë së re”, thuhej në një reagim të mëparshëm të Gjykatës.

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese duhet të respektohet

LEXO EDHE:  Patozi ia thotë publikisht Selamit/Kryeje qokën e fundit e kthehu andej nga ke ardhur, këtu s’i duhesh as dreqit

LEXO EDHE:  Burrat e bëjnë zgjedhjen e partneres bazuar mbi këto kritere

Shumica e udhëheqësve politikë dhe institucionalë tashmë janë deklaruar se vendimi i Gjykatës Kushtetuese duhet të respektohet cilidoqoftë ai. Në këtë linjë edhe ambasada amerikane në Prishtinë, është deklaruar se vendimi i Gjykatës Kushtetuese duhet të respektohet nga secila parti dhe secili institucion në vend, duke theksuar se “respektimi i vendimeve gjyqësore nuk është opsion, por është çështje kyçe për demokracinë kosovare”. “Ashtu siç edhe ka nënvizuar me parë ambasada, ne besojmë se është kyçe për demokracinë kosovare që të gjitha partitë dhe institucionet të respektojnë vendimet e Gjykatës Kushtetuese”, është deklaruar nga ambasada amerikane në Prishtinë.

Presidenti Thaçi në një takim me ambasadorin amerikan, Philip Kosnet në Prishtinë, (13.02.2019)

Qeveria e Kosovës me kryeministër Albin Kurtin, ku ishte pjesë e saj edhe LDK, u rrëzua me mocion mosbesimi më 25 mars, mocion ky i iniciuar nga vetë LDK, pas përplasjeve dhe mospajtimeve që kishin me Vetëvendosjen dhe liderin e saj Albin Kurti. Ky i fundit, pas rrëzimit të qeverisë së tij në parlament po vazhdon të kërkojë zgjedhje të reja, ndërsa tentimin për krijimin e një qeverie të re pa partinë fituese në këtë rast Vetëvendosjen po e cilëson antikushtetues.

E në pritje të vendimit të Gjykatës Kushtetuese, lëvizja Vetëvendosje për datën 28.05 pasdite, organizon një siç e quajnë ata një “performancë”, në sheshet kryesore të Prishtinës apo një “provë”, për protestë me një pjesëmarrje të paralajmëruar prej 3500 deri në 5000 veta. Ky tubim mundësohet pasi qeveria në detyrë nga sot hoqi kufizimet e liririsë së lëvizjës për gjithë ditën dhe ditëve në vijim, gjithnjë duke kërkuar nga qytetarët që në çdo tubim të respektohen masat siç janë ruajtja e distancës dhe vendosja e maskave mbrojtëse./ DW

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Koronavirusi në Maqedoni/ Humbin jetën 3 persona, konfirmohen 16 të infektuar

Publikuar

-

Nga

Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut raportoi sot për 16 raste të reja me koronavirus.

Mësohet se nga 314 teste të realizuara, 16 kanë rezultuar pozitiv. Gjithashtu bëhet me dije se brenda 24 orëve të fundit janë shëruar 14 pacientë të infektuar.

Fatkeqësisht 3 pacientë të tjerë kanë humbur betejën me Covid-19, të cilët janë nga Shkupi, Tetova dhe Velesi.

LEXO EDHE:  Thaçi: Bashkimi kombëtar, amaneti i Isa Boletinit

Sipas statistikave të fundit, që nga fillimi i pandemisë, në Maqedoninë e Veriut 2015 persona kanë rezultuar pozitiv me Covid-19, nga të cilët janë shëruar 1.453 pacientë dhe kanë humbur jetën 116 të tjerë./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Debate në distancë/ Kosova në pritje të vendimit të Kushtetueses për zgjidhjen e krizës politike

Publikuar

-

Nga

Kosova ka hyrë në javën që cilësohet vendimtare për situatën politike meqë deri të premten Gjykata Kushtetuese pritet të publikojë vendimin rreth “kushtetutshmërisë” së dekretit të presidentit për mandatarin e ri për formimin e qeverisë së Kosovës.

Përgjatë debateve që pasuan vendimin e gjykatës për pezullimin e dekretit deri në vendimin përfundimtar, presidenti Hashim Thaçi dhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti, kanë shkëmbyer polemika në distancë, ndonëse që të dy kanë theksuar se duhet lënë Gjykatën të punojë pa trysni.

Të hënën, presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, tha se të gjitha palët duhet të respektojnë kushtetutën dhe ligjet e vendit.

“Për fat të keq kemi një njeri që ka uzurpuar zyrën e kryeministrit edhe pas dy shkeljeve të rënda kushtetuese, po paraqitet dhe po sillet si njeri i paligjshëm në skenën politike kosovare. Sido që të jetë, ne duhet të kemi durim, duhet që qartësisht të punojmë por edhe të respektojmë të gjithë kushdo që të jetë në krye të çdo institucioni apo spektri politik, shoqëria civile, mediat të gjithë të punojmë që të respektohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese që pritet të dalë në ditët e ardhshme siç janë deklaruar ata dhe në anën tjetër në asnjë formë mos të pretendojë dikush që të bëj ndonjë presion”, tha presidenti Thaçi, duke nënvizuar se askush nuk mund të jetë mbi kushtetutën.

“Unë si president i vendit do të vazhdojë të respektojë gjithë mandatin tim që del nga Kushtetuta e Kosovës, në veçanti me garantimin e funksionimit demokratik të institucioneve të vendit, duke përfshi këtu edhe Gjykatën Kushtetuese, sepse mandati im nuk buron nga Gjykata Kushtetuese, por nga Kushtetuta. Ne duhet të mësohemi të respektojmë institucionet e pavarura, institucione këto që dalin përtej kornizave të interesit ditor politik apo egos personale të çdo kujt. Ftesa ime është për të gjithë respektim i vendimit të Gjykatës Kushtetuese që do të del”, tha presidenti Thaçi.

Edhe kryeministri në detyrë Albin Kurti ka bërë thirrje që gjykata Kushtetuese të lihet e qetë në punën e saj në mënyrë që të sjellë një aktgjykim të drejtë dhe meritor ndërsa ka paralajmëruar respektimin e vendimit me një kusht.

LEXO EDHE:  Hafizi: Rama konfirmoi kandidaturat për Bashkitë e Qarkut Shkodër

LEXO EDHE:  Gjykata Kushtetuese s'mund të jetë gati në shtator/ Hazizaj: Duhen të paktën edhe 6 muaj

“Do ta respektojmë aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese, përderisa është interpretim i Kushtetutës”, ka thënë zoti Kurti.

Të hënën ai bëri thirrje që vendi të shkojë në zgjedhje duke përmendur si shembull edhe shtetet tjera që pritet të mbajnë zgjedhje gjatë muajve në vazhdim.

Nëpërmjet një postimi në rrjete sociale, zoti Kurti tha se ngërçi institucional ndodhë vetëm kur përjashtohen zgjedhjet.

“Ngërç institucional? Nuk është e vërtetë. Mospajtime ka, por edhe zgjidhje ka. Në përputhje me Kushtetutën tonë nevojiten zgjedhje të reja. Ato tashmë po mbahen anembanë Evropës. Pas shëndetit të popullsisë dhe ekonomisë, është në pyetje edhe shëndeti i demokracisë. Zgjedhje do të ketë në qershor në Islandë, Francë dhe Serbi, kurse në korrik në Maqedoninë e Veriut, Spanjë dhe Kroaci. Duhet të kemi zgjedhje edhe në Kosovë e aso lokale në Podujevë. Madje, mundet edhe njëkohësisht”, shkroi zoti Kurti.

Kryeministri në detyrë Albin Kurti ka akuzuar presidentin Thaçi për ndërhyrje në proceset politike në vend dhe siç thuhet, përpjekje për krijim të vullnetit politik jashtë mandatit të tij me përpjekjet për të formuar një qeveri të re pa fituesin e zgjedhjeve të vitit të kaluar.

Vëzhguesit në Kosovë thonë se ndarjet e tilla në skenën politike lidhur me aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese po e çojnë vendin drejt një pasigurie politike me rrezik për destabilizimin e tij.

Kosova mbeti me qeveri në detyrë në mes të pandemisë së kornavirusit dy muaj ma parë, kur u votua mocioni i mosbesimit i paraqitur nga Lidhja Demokratike e Kosovës për rrëzimin e qeverisë pjesë e së cilës ishte.

Koalicioni u përça për shkak se Lidhja Demokratike kërkoi që tarifat ndaj mallrave serbe të hiqen në tërësi sipas kërkesës së Shteteve të Bashkuara që pezulluan programe dhe paralajmëruan sanksione të tjera nëse kjo nuk ndodhë. Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, vendosi heqjen e tarifave por shpalli masat e reciprocitetit me Serbinë, një veprim që u mbështet nga Bashkimi Evropian, por u kundërshtua nga Shtetet e Bashkuara./ VOA

LEXO TE PLOTE