LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Është për të vënë duart në kokë”/ Petrit Vargu shpërthen keq ndaj Manastirliut

28 Maj 2020, 18:12, Lifestyle CNA
“Është për të vënë duart në

Mjeku i njohur  Petrit Vargu , në një lidhje me Fax news, shprehet se shpërthimi i rasteve me Covid-19 në ambjentet e QSUT-së, duke infektuar personelin  mjekësor është për të vënë duart në kokë.

?Në QSUT, mjekët shëtisin pa maska. Kjo është për të vënë duart në kokë. Në spitale jo vetëm që duhet të vënë maska, por edhe kalueshmëria duhet të hyjnë nga njëra anë e të dalin nga tjetra që të mos përplasen mjekët.

Askush nuk e mendonte që ne do ishim me datën 28 maj me 25 raste. Dhe ne duhet të shkonim sipas projeksionit që do të na jepnin. Italianët e dinin shumë mirë kur do të thyhej sëmundja dhe e dinë kur do të kenë rastin zero që e kanë deklaruar, me 28 qershor.

Ne kemi punuar pa projeksione, kemi punuar, hajde kush të shtojë llafe, çfarë mendon ti. Dilte ministrja ose më saktë zysha e kimisë e thoshte si një gjetje të sajën, mos të harrojmë që javës tjetër, isha edhe unë ajo pjesë për koeficientët e korrelacionit që duhet të ishin 3-4 dhe thonin që kishte zbritur 0.8- 0.6. se me çfarë i maste ministrja, një zot e di. Po kur kemi 0.8-0.6 përse kemi 25 raste kur këto gjëra kanë ndodhur në mes të QSUT.

Imagjino çfarë mund të ndodhë në Shkodër e Sarandë, kush e kontrollon këtë situatë. Shqipëria nuk është vend me 600 milionë banorë që të mos e përballosh?, tha Vargu.

Lajmet e fundit nga